Artistja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, me anë të një postimi në Instagram ka kërkuar që të ndalen sulmet në Gaza.
“Të digjen të gjallë fëmijët nuk mund të arsyetohet asnjëherë. E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin e Izraelit. Ju lutemi tregoni solidaritetin tuaj me Gazën”, shkruan Dua.
Reagimi i këngëtares vjen pasi ushtria izraelite intensifikoi operacionet ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Ndërkohë që në tetorin e vitit të kaluar Dua ishte një ndër artistet e cila nënshkroi një letër të hapur duke i kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden të bënte thirrje për një armëpushim në Gaza.