Kjo renditje vjen vetëm pak ditë pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në një kopsht privat ku u rrah një fëmijë 3-vjec dhe në jetimoret e Shkodrës e Sarandës ka patur abuzime.
Pavarësisht se është 4 vende më mirë se në 2015-n, sipas raportit Shqipëria ka ende probleme me respektimin e të drejtave të fëmijëve. Në studim është marrë për bazë e drejta e jetës së fëmijëve, kujdesi shëndësor, e drejta e dukimit dhe ambientet ku jetojnë fëmijët.
Me keq Shqipëria renditet në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe ambientet ku jetojnë të miturit dhe sipas “Kids Rights”, nuk plotësohen të gjitha kushtet. Vendet e rajonit si Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Mali Zi renditen shumë më lartë se Shqipëria. Shqipëria renditet më keq se Mongolia apo Taxhikistani për sa i përket të drejtave të fëmijëve. “Kids Rights” u bën apel qeverive që të miratojnë fonde më të mëdha për mbrojtjen e fëmijëve.
Redaksia online
(shqiptarja,com)