PRISHTINË, 22 Janar/ATSH/.- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka marrë përkrahje edhe nga Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, për të drejtat e punëtorëve.
Sipas KosovaPress, Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së i ka thënë ministrit Zharku se, BSPK planifikon që të bëhet një marrëveshje sektoriale në përputhjen me marrëveshjen kolektive me të cilën do të mbrohen të drejtat e punëtorëve të sektorit të telekomunikimit dhe infrastrukturës.
Në këtë kontekst, Zharku siguroi se ninistria e Infrastrukturës do t'i përkrahë aktivitetet e BSPK-së, veçanërisht ato në fushën e infrastrukturës dhe hekurudhave./m.m/