“Të dua tani dhe përgjithmonë”, modelja e njohur pranon hapur lidhjen me Robert Berishën

Teksa prej kohësh përflitej për një lidhje të re të Robert Berishës me një modele shqiptare pas ndarjes së tij nga Nora, tashmë duket se fjalët kanë qenë të vërteta.

Kësaj here ka qenë pikërisht bukuroshja Xhesika Kadiu ajo që ka thyer heshtjen, duke konfirmuar lajmin për romancën mes saj dhe këngëtarit kosovar, e cila tashmë mesa duket tashmë ka përfunduar.

Përmes një postimi në Instastory, Kadiu ka pranuar hapur për lidhjen e saj me Robertin, ndërsa thekson se kjo ka ndodhur pasi ai ishte ndarë nga Nora. Sipas saj, të qenurit në një lidhje me Robert Berishën nuk është një krim  dhe se nuk ka pse e fsheh një gjë të tillë.

“Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekrete”, ka thënë modelja.

Kujtojmë se edhe pse, këngëtari u fotografua bashkë me Xhesika Kadiun gjatë pushimeve në Turqi, ai e mohoi një lidhje të mundshme mes tyre.

“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekrete. Jam totalisht dakord që lidhjen të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë”, shkroi modelja Kadiu në InstaStory.

1/3
b.l./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë ndëshkimi deri në 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën?

Komento