Të emocionuar në bazën e Kuçovës, rrëfehen për Report Tv pilotët veteranë: Na u mbushën sytë me lot! Fluturimi me ‘Mig-21’, gëzimi im më i madh

“Gati na u mbushën sytë me lot, jo vetëm mua por edhe të tjerëve.” Shefqet Lata, pilot i “MIG-21” sot në pension, emocionohet kur shikon avionët “Eurofighter Typhon” duke fluturuar mbi bazën ajrore të Kuçovës, inauguruar të hënën.

“Të fluturosh rreth 30 vjet dhe të mos dëgjosh një zhurmë në ajër apo nga aeroplanët e tua është pak e rëndë”, tha ish-piloti Lata.

Emocionet nuk i mban edhe Sherif Petova, 28 vjet mbi ajër, sot ashtu si Shefqeti, është në pension.

“Këtu nuk kishte sekondë të mos kishte një avion në ajër. Ky rikthim i kthen lavdinë e dikurshëm? Patjetër! Ja”, u shpreh ish-piloti  Sherif Petova.

Lata tregon çfarë ndjeu kur nisi t’i drejtonte për herë të parë avionit, si brezi i parë që praktikën e bëri në Shqipëri.

“Gëzimi më i madh ishte që ne kemi qenë grupi i dytë në Shqipëri që kemi fluturuar në “MiG-21”, kurse të tjerët e kanë mbaruar në Republikën Popullore të Kinës kalimin në “MiG-21”, ne e bëmë këtu në Shqipëri dhe kur dolëm vetëm nuk kishim shumë besim te vetja sepse nuk kishim avion mësimor “MiG-21”, por nga një avion “UTI MiG-17”, kalonim direkt në 21-sh”, shtoi më tej Shefqet Lata.

Por, çfarë e bënë bazën ajrore të Kuçovës të veçantë dhe të mbrojtur?

“Kjo është një bazë e fuqishme, shumë e fuqishme, por edhe emocionet janë shumë të fuqishme për arsye se ne këtu kemi lënë tërë jetën tonë, jo vetëm unë por edhe shokët e mi. Po të hedhësh sytë, Shpiragu ja ku është, Tomorri. Mbrojtja nga ana taktike është shumë e madhe”, u përgjigj ish-piloti Sherif Petova.

Për brezin e vjetër të pilotëve shqiptar, ringritja e bazës së Kuçovës, tashmë si pjesë e NATO-s, vjen në momentin e duhur.

“Kam mendimin që është jashtëzakonisht pozitive, jo vetëm për Shqipërinë po për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ne po e shohim dhe dëgjojmë situatën që po vjen vërdallë nëpër Evropë dhe Ballkan dhe kjo për mua është në momentin e duhur dhe e domosdoshme”, shtoi Lata.

Dy F-35, dy F-16 dhe 2 “Eurofighter” demonstruan kapacitetet taktike dhe teknike gjatë inaugurimit të bazës ajrore. Nuk munguan helikopterët “Black Haëk” dhe dronët “Bayraktar”, të cilët risollën kujtimet e pilotëve veteranë në ditët tona.

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë