Të enjten 6 ndeshje për turin e dytë të Kupës/ Egbo: Tirana s'do ta nënvlersojë Korabin! Cobbinah? Humbje e madhe nëse largohet

Të enjten Kupa e Shqipërisë do të zbresë në fushë për aktin e dytë me 6 ndeshje të cilat do të luhen të gjitha në orën 13:30. Më i penalizuari do të jetë ekipi i Tiranës që dy futbollistë i ka me Kombëtaren A, ndërsa dy të tjerë me ekipin shpresa. Por në kryeqytet do të presë Korabin, një skuadër e lehtë në letër, por që nuk duhet nënvlerësuar sipas trajnerin Emanuele Egbo.

“Nëqoftëse futesh në fushë dhe nënvlerëson kundërshtarin atëherë bnëhet ndeshje e vështirë. Mund të jetë e lehtë në letër, por për mua çdo ndeshje është njësoj. Në nfutemi në fushë për të marrë maksimumin dhe për të dhënë maksimumin.”

Sipas mediave ganeze, futbollisti Cobinnah do të largohet nga Shqipëria pas dënimit me shërbim në komunitet nga gjykata për akuzën e falsifikimit të lejes së qëndrimit në Shqipëri dhe zbulimit të skandalit që presidenti Meta i dha nënshtetësinë shqiptare brenda 8 orësh. I pyetur për largimin e futbollistit, Egbo tha se nuk është ai personi kompetent për të dhënë përgjigjjen.

“Nuk e di atë pyetje duhet t’ia bëni drejtuesve të klubit, unë jam vetëm trajneri brenda fushës. Çfarë ndodh jashtë fushë nuk jam në dijeni. E kanë nxjerrë në Ganë dhe jo në Shqipëri. Nëqoftëse largohet nuk kemi çfarë të bëjmë kemi lojtarë të tjerë dhe shpresojmë të ketë mundësi për të marrë një tjetër. Nuk ka shumë lojtarë si uinger, si Cobinnah. Nuk do jetë një mungesë vetëm për ekipin e Tiranës, por për të gjithë kampionatin.”

Ndeshjet tjera që do të luhen të enjten janë Bylis-Dinamo, Kukësi-Besa, Partizani-Apolonia, Skënderbeu-Pogradeci dhe Teuta Kastrioti. Ndërkohë të premten është caktuar Vllaznia-Elbasani, ndërsa të shtunën Laçi-Egnatia. Të gjitha përballjet janë me tek ndeshje për shkak të kushteve te diktuara nga pandemia.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë