Te enjten konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’! 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga PS, Basha refuzoi (EMRAT)

Të enjten orën 10:00 në sallën e Komisionit parlamentar të Ligjeve do të konstituohet grupi i dialogut për ligjet me 3/5 dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian. 

Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. 

Gazmend Bardhi ka njoftuar më herët publikisht se njëri anëtar do të jetë nga Rithemelimi, Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho nga partia e Lirisë, ndërsa anëtari iu propozua njw deputeti nga grupi Basha, por ftesa u refuzua publikisht nga kryetari i PD-së së vulës. Në këto kushte, Rithemelimi do çojë tw anëtare zëvendësuese, Dhurata Cupin.

Nga mazhoranca anëtar janë Damian GJiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu. 

Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas  në dakordësi me mazhorancën dhe Rithemelimin pas rikthimit të tyre në veprimtarinë normale të Kuvendit. Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë reformën zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/03/2024 00:56

    Bashe,po ben nje gabim te madh qe s'pranon,po ua le dhelpres Rama,ujkut Berishe e cakallit Mete t'a shqyejne e te ngopen me trupin e Shqiperise.Ka vend dhe per nje hiene,ka vend dhe per ty te marresh pjese ne gosti,ose t'ua pakesosh racionin ketyre,pastaj c'te mbetet, kockat e lekura,zorret, t'ju shkojne shkabave, sorrave e laraskave qe jane partite e vogla e grupet e interesit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë