Te fjalët, te puna, te jeta... Vëmendja

Te fjalët, te puna, te jeta... Vëmendja
 
Nuk do të ankohem kurrë se politikanët po flasin shumë, sepse te çdo nuancë e fjalëve të tyre dua të gjej, të shoh të vërteta. Te fjalët tregojmë atë që duam të themi, por edhe atë që s’duam të themi. Prandaj do t’i dëgjoj e ridëgjoj si një disk që e vë dhe e rivë, dhe e rivë.

Nuk do të rresht se vëzhguari jetën e tyre sepse aty kanë shënuar mirë, në mënyrë të pashlyeshme atë që ata dinë të bëjnë: Kanë si pasqyrë më të afërt shtëpitë që kanë bërë, por edhe si i kanë bërë; sa të bukura a të shëmtuara janë, sa të pasura apo të thjeshta, sa me shije apo pa shije. Dua të vëzhgoj bashkëshortin apo bashkëshorten e tyre, sepse tek ai/ajo është një pjesë tjetër e rëndësishme që pasqyron se kush janë: Si vishen, si jetojnë, sa shpenzojnë, sa vëmendje kanë për të bukurën apo për të shëmtuarën, sa të babëzitur apo të ekuilibruar janë në çdo gjë që bëjnë.

Edhe fëmijët dua t’i shoh e të mësoj, sepse një prind që tregon vëmendje, kujdes dhe harmoni te fëmijët e tij, e ka këtë vëmendje, dashuri e harmoni për të gjithë fëmijët e botës. Do të doja të shihja prindërit e politikanëve e politikaneve, të dija e të dëgjoja për ta. Sa i respektojnë e si kujdesen për të moshuarit e tyre?
Dua të di pafund për punën. Dua të njoh, të vëzhgoj me sy të hapur mirë punën që kanë bërë e bëjnë: është një punë ndërtuese apo shkatërruese? Bëjnë gjëra të bukura apo të shëmtuara? Ngritën vija të drejta drejt qiellit të pamatë apo jo? Bënë apo nuk bënë gjë?
 
Nuk ka njerëz perfektë në këtë botë. Askush nuk është e nuk mund të jetë, por të kemi pranë, të zgjedhim njerëz konstruktivë, të dashur, pozitivë, që me punën e tyre kanë pasur vetëm qëllime të mira për vete e komunitetin, duhet të lodhemi t’i shikojmë e dëgjojmë… E pastaj, me 25 qershor, më të mirët mes atyre që propozohen me ambicjet politike, të votojmë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve