Meteorologët amerikan Mike Dorfman dhe Tom Padham janë rikthyer sërish në Malin Washington, në New Hampshire, për të fluturuar. Ashtu si para 3 vitesh, të intriguar nga kushtet e motit, meteorologët e observatorit Washington kanë dalë në tarracë për tu përballur me erën që arrinte shpejtësinë 180 km në orë. Efekti i aventurës së tyre ishte viral në kuptimin e vërtetë të fjalës. Fluturimi i meteorologëve u postua në faqen e Facebook të Observatorit.
Mali Washington është mali më i lartë në Amerikën Veriore dhe që prej vitit 1932 këtu është instaluar një observator që studion fenomenet e motit. Edhe pse lartësia e malit nuk i kalon 1917 metrat, ai është i famshëm për kushtet e motit, shumë të ndryshueshme dhe të pafavorshme. National Geographic e ka përcaktuar malin si vendin e kushteve më ekstreme të motit në planet.
Përgatiti Ilir Çuçi
Komento