Të formuar për elitën, flet për Report Tv sulmuesi që i dha kreun AF Elbasanit: Rival kemi vetëm veten, s'jemi ende në 100 përqind

Akademia e Futbollit Elbasani fitoi dje 0-1 kundër Besës për javën e pestë në Kategorinë e Parë. Në stadiumin e Luzit të Vogël ndeshja u vendos nga goli i Arsen Lleshit në minutën e 40-të. Trajneri Nevil Dede i ka besuar një fanellë titullari 23-vjeçarit, me verdheblutë që morën kreun e klasifikimit pas suksesit.

I dalë nga moshat e Elbasanit, sulmuesi Lleshi foli për emisionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv. Arsen Lleshi ceku formën jo maksimale në këtë fillim sezon, duke lënë të kuptohet se AF Elbasani do jetë në krye, duke kërkuar dy vendet e para për të marrë një biletë që sezonin e ri të dërgon në Superligë.

"Transferta me Besën? Jam i lumtur për tri pikët dhe golin që i dha fitoren ekipit. Duhet të vijojmë kështu. Ecuria dhe rivalët? Duke parë grupin që është formuar dhe lojtarët e afruar, e prisnim këtë ecuri, por nuk jemi në 100 përqindshin tonë. Deri tani jemi të lumtur me pikët që kemi marrë. Kjo skuadër ka shumë për të dhënë edhe normalisht t'i "vrasim ndeshjet" që në pjesën e parë", tha Lleshi.

Për sulmuesin, çelësi i suksesit është fryma e grupit dhe besimi i stafit te lojtarët.

"Duke qenë se stafi po beson shumë te të gjithë, jo vetëm lojtarëve që na kanë ardhur nga Superliga, vjen suksesi. Fryma e grupit është e rëndësishme. Rivalët kryesorë? Ka edhe shumë takime, kemi vetëm veten rival. T'i marrim ndeshjet një e nga një", vijoi 23-vjeçari.

Tifozët në "Elbasan Arena" për ndeshjet si vendas kapin shifrat deri në 5 mijë, më shumë edhe se Superliga. Për Lleshin ata duhet t'i shpërblejnë besimin në fushë.

"Janë rikthyer tifozët pas shumë vitesh. Është kënaqësi që të luajmë para tyre. Qyteti pret shumë nga ne dhe duhet t'i shpërblejmë besimin. Stadiumet dhe transfertat në Kategorinë e Parë? Shumë e vështirë të luash jashtë, për ne duhet t'i fitojmë të gjitha. Kemi nisur përgatitjet për Korabin nga dita e sotme edhe duam tri pikët", tha Lleshi.

I dalë nga moshat e Elbasanit, Arsen Lleshi ka provuar të luajë edhe me FC Paradiso dhe FC Locarno në Zvicër, teksa prej verës së 2022 është pjesë e Elbasanit.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic