ELBASAN - Prej 12 orësh Policia e Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe RENEA janë në kërkim të biznesmenit dhe pronarit të trregut ushqimor në Elbasan, Petrit Çela.

Sipas policisë operacioni për kapjen e tij ka nisur pasi automjeti në përdorim të tij ka goditur mbrëmjen e djeshme eskortën e policisë e cila kishte ndaluar në postobllok një automjet të blinduar me vlerë 100 mijë euro.

Policia bënë me dije se gjatë këtij operacioni ka sekuestruar 7 mjete tre prej tyre të dyshuara të blindurara dhe 4 të tjera mjete vetura.

Ngjarja ka nisur në rrugën “Dyli Haxhire”, ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin mjet luksoz me një vlerë rreth 100 000 euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip "Audi" vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë. 

Më pas mjeti që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. 

Mjeti tip Audi dyshohet se është i blinduar.

Pas këtij incidenti ka nisur dhe operacioni me praninë e fnsh dhe rena ku fillimisht u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L.Z, 26 vjeç banues në Elbasan. 

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë ditës së djeshme, shtetasi i lartpërmendur ishte pasagjer në mjetin tip “Range Rover” që drejtohej nga shtetasi K.Xh.

Mjetit të blindurar me vlerë 100 mijë euro policia i ka gjetur dhe një sasi lënde canabis sative, ndërsa në banesë K.XH i kanë gjetur një pushkë sportive pa leje.

Në pranga ka renë dhe roje i tregut ushqimor V.D, 44 vjeç banues në Elbasan, ndërsa tregu rezulton në pronësi të Petrit Çelës.

Arrestimi i rojes sipas policisë, u bë pasi duke qenë me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor, ka kundërshtuar urdhërin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Ndërsa mjeti që ka goditur automjetin me targë MB 002 AA rezulton në përdorim të shtetasit P.C bënë me dije policia e Elbasanit.

Policia mbyll komunikatën duke bërë me dije se pasi ka dokumentuar ngjarjen dhe ka ndaluar disa shtetas ka shpallur në kërkim dhe P.C njohur si Petrit Cela pronari i tregut ushqimorë në Elbasan.

Gjatë këtij aksioni, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete luksoze, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara dhe rezultojnë në pronësi të biznesmenit Petrit Çela. 

Policia ka arrestuar tre persona Ledio Zabeli, 26 vjeç, Kelmend Xhaferri, 35 vjeç dhe Valmir Dedja, 44 vjeç, të cilëve u janë gjetur lëndë narkotike, armë zjarri pa leje si dhe kanë kundërshtuar policinë gjatë ndërhyrjes për të ushtruar kontroll në ambientet e tregut agro-ushqimor.

Biznesmeni Çela për Report Tv: S’jam në kërkim
Disa orë pas ngjarjes, biznesmeni Petrit Çela kontaktoi përmes telefonit me redaksinë e Report Tv, duke pretenduar se nuk është në kërkim.
 
Çela deklaroi se u shoqërua në polici për të sqaruar ngjarjen, ku dha shpjegime për punonjësin e tregut që nuk i hapi dyert policisë gjatë aksionit dhe tashmë gjithçka është sqaruar.
 
Nuk jam në kërkim. Jam pyetur për punonjësit që si hapi dyert policisë. Policët nuk kishin mandate kontrolli. Më ka ardhur policie në shtëpi, më shoqëroi dhe vetëm më pyeti"-deklaroi biznesmeni Çela për Report Tv.

Basha: Rama i shtrëngon dorën atij që goditi policinë me makinë
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një foto në Facebook të Ramës me biznesmenin Petrit Çela, ndërsa thotë se shtrëngimi i duarve me krimin është zgjedhja e kryeministrit.
 
Ja ku buron guximi dhe pushteti i bandave kriminale. Makina qe goditi policine mbreme ne Elbasan, eshte ne emer te Petrit Celes qe po shtrengon duart me Edi Ramen ne prani te kumbarit Qazim Sejdini.
 
Policet e ndershem te Elbasanit denoncuan mbreme se i biri, Sueli ishte ne fakt ne makine, sebashku me dhendrin e Sejdinit.
 
Edhe Edi Rama e di mire, por kjo eshte zgjedhja e tij; shtrengimi i duarve me krimin, per te siguruar vota ne zgjedhje
” shkruan Basha. 
basha
Fotoja e publikuar nga Basha
elbasan audi
(Audi A8, i blinduar i cili ka përplasur automjetin e policisë)

Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë gjatë ditës së djeshme për ngjarjen e ndodhur në Lagjen “Dyli Haxhire” , ku efektivat e policisë kishin  dalë me qëllim
zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit  të   ushtruar  në në automjetin me targa  AA  040 OJ, mjet luksoz me një vlerë rreth  100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim  të  dokumentacionit.

Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip "Audi" vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë  me targa  MB 002 AA.

Më pas mjeti që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor.  Mjeti tip Audi dyshohet se është i blinduar.

Në lidhje me veprimet e mëtejshme të kryera nga ana e Policisë ju informojmë se:
Në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbadan kanë shkuar Renea dhe FNSH.
Policia ka  bërë shoqërimin e disa personave që kanë qenë në ambientet  e  Tregut Ushqimor.
 
Nga Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  në bashkëpunim me Prokurorinë  e Krimeve  të  Rënda u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ledio Zabeli, 26 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë ditës së djeshme, shtetasi i lartpërmendur ishte  pasagjer në mjetin tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ që drejtohej nga shtetasi Kelmend Xhaferri.

 Mjeti ishte i dyshuar  dhe u  ndalua nga Policia  me qëllim verifikimin  e  dokumentacionit në kuadër të zbatimit të plan –operacionit për kontrollin e automjeteve të dyshuara të trafikuara.

Gjatë kontrollit të banesës i'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar Cannabis Sativa.
Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Kelmend Xhaferri, 35 vjeç banues në Elbasan. 

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit  të banesës,  të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor  ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një pushkë sportive pa leje.

Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.

Valmir Dedja, 44 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi duke qenë me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor, ka kundërshtuar urdhërin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik kryer në bashkëpunim" "Mosbindja  ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Përkrahja  e  autorit  të  krimit"  parashikuar nga neni 236, 242, 302  të  Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë identifikimin e drejtuesit të mjetiti tip “Audi” me targa  AA 795 EP që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.

Mjeti tip “Audi” dyshohet të jetë I blinduar dhe  është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe rezulton në përdorim nga P.Ç.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara, konkretisht:

Mjeti tip “Audi”  me targa AA 862 OI në pronësi të shtetases E.Xh

Mjeti tip “Range Rover” me targa  AA 040 OJ në pronësi të shtetasit P.Ç

Mjeti tip Golf me targa AA 097 SA  në pronësi të shtetasit E.H

Mjeti tip “Toyota” me targa AA 814 GN, i dyshuar i blinduar në pronësi të shtetasit G. N

Mjeti tip “Audi’” A8 i dyshuar i blinduar me targa AA 478 PV në pronësi të shtetasit P.Ç.

Mjeti tip “Audi” A8 i dyshuar i blinduar, me targa AA 795 EP në përdorim nga P.Ç 

Mjeti tip “Golf” me targa AA 637 KD, në pronësi të shtetasit A. M.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe vijojnë kontrollet për kapjen e drejtuesit të mjetit që goditi mjetin e Policisë.