Të fortët e lagjeve, nga rroku
dhe lëkura në rep dhe hashash

Të fortët e lagjeve, nga rroku<br />dhe lëkura në rep dhe hashash
TIRANE - Kalimi i viteve sjell ndryshime në çd gjë, në sjellje, në veshje, mënyrë të menduari etj. Por përpos çdo ndryshimi, disa gjëra apo zakone nuk ndryshojnë. Siç ndodhte edhe në vitet’90, me krijimin e grupeve të “të fortëve” në çdo lagje, ashtu ndodh edhe sot. Por me ndryshime në sjellje, mendime apo edhe veshje. Në vitet e fundit të periudhës komuniste në Shqipëri, çdo lagje kishte grupin e saj të “të fortëve”.

Ishin grupet e rrugës “Bardhyl”, të rrugës së “Dibrës”, të rrugës së “Durësit”, të “Ali Demit”, rrugës së “Kavajës”, banda e  “Yzberishtit”, banda e “Selitës” etj. Edhe sot në shumë prej këtyre lagjeve vazhdojnë të ekzistojnë grupet, jo ato kriminale, si bandat famëkeqe që u krijuan në vitin ’97, por grupe të rinjsh të cilët kalojnë kohën bashkë, luajnë, tymosin, dhe bëhen “copë” për njëri-tjetrin.

Në kryeqytet janë disa lagje, por më të spikaturat natyrisht janë lagjia e kinostudios, dhe kombinatit, të cilat kanë marrë pak edhe pamjen e “geto-s”. Ndërsa të rinjtë e atyre kohëve visheshin me xhupa meshini, pantallona tub, këpucë model kauboji dhe dëgjonin rock, të rinjtë e sotëm janë më të dhënë  pas muzikës së rëndë, kalojnë shumë kohë jashtë natën, tymosin hashash dhe luajnë bixhoz.

Nuk është e nevojshme ta thuash, por ka pasur një ndryshim të madh midis brezave, në pothuajse të gjithë aspektet e jetës. Sot të rinjtë janë më të prirur t’i largohen realitetit, ndërsa të rinjtë e asaj kohe kishin dëshirë ta ndryshonin atë. Të rinjtë e viteve ’90 ishin të gjallë, shumë aktivë, dhe plot ëndrra, të rinjtë e sotëm duket se i kanë futur ëndrrat në sirtar dhe bjerren pas lojërave të fatit dhe kënaqësisë ëndërrimtare që të sjell një cigare “made in Lazarat”.

Të rinjtë e asaj kohe qarkullonin me motorra dhe mjetet e tyre të “luftës” nuk ishin asgjë më shumë se ndonjë ndonjë këmbëz karrige apo ndonjë metalike, ndërsa të rinjve të sotëm nuk u mungon asgjë, madje mund tu gjesh nëpër breza edhe pistoleta. Ndryshimi është i dukshëm midis dy kohëve, por ndryshimi jo gjithmonë është pozitiv. Në rastin e këtyre të rinjve, fjala më e përshtatshme që mund ta përshkruajë është degradim.

Një dëshirë për të mos bërë asgjë, për të mos punuar, për mos studiuar, të luajnë bilardo, skedina, lojëra fati, dhe të tymosin hashash gjatë natës, duke shqetësuar edhe banorët përreth. Të zakonshme janë edhe sherret me persona të një lagjeje tjetër, ose me një të pnjohur. Gjithçka nis me një “përse më shef” dhe më pas përfundon në kornikën e zezë të gazetave, me plagosje, të shtëna armësh, apo edhe me raste fatale. Një i ri në kinostudio, i cili dëshiron të ruajë anonimatin, na rrëfen për veprimtarinë që bëjnë “të fortët” lagjeje.

KINOSTUDIO, “ROJET” VULLNETARE TË NATËS

Si në çdo lagje tjetër, edhe në kinostudio ekzistojnë grupet e “të fortëve”. Mund të jetë një, dy ose disa grupe. Janë djem të moshës 20-25 vjeç, të cilët e kalojnë kohën me njëri-tjetrin duke luajtur, tymosur, dhe biseduar. Mëngjesi i tyre fillon zakonisht pas rës 12, pas një nate të kaluar jashtë. Monotonia e tyre është kafe, internet, dhe në mbrëmje...pak relax. “Janë grupe çunash.

Dhjetë apo dymbëdhjetë vetë, që çdo mbrëmje pas orës 11 ose 12 mblidhen këtu te sheshi, ku paradite luajnë domino pleqtë. Nuk janë të bezdisshëm fillimisht, por pasi kalon pak, dhe kanë pirë, fillojnë të luajnë, të qeshin dhe të bërtasin, dhe kjo është shumë shqetësuese për banorët e tjerë. Jo pak herë banorët kanë ngritur shqetësimin, por askush nuk i ka marrë parasysh.

Inspektorët e policisë vijnë për kontrolle shumë rrallë, ose kur ndodh ndonjë gjë e rëndë. Askush nuk nga komisariati nuk reagon për zhurmën që shkaktojnë këta persona” thotë një banorë. Kinostudio konsiderohet si një lagje problematike, kjo edhe për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë muajve të kaluar ku ka pasur incidente që kanë përfunduar me të shtëna armësh.

“Çfarë nuk të dëgjon veshi këtu” thotë një e moshuar, banore e kësaj lagjeje. “Kemi frikë t’i lëmë nipërit dhe mbesat pas orës 9 të darkës. Këtu ka gjithfarësoj njerëzish. Mblidhen grupe-grupe dhe pinë drogë. Qeshin e bërtasin sikur u a ka njeri për borxh, na lënë pa gjumë. Por faji nuk është i tyre, por i policisë të cilët nuk reagojnë ndaj shqetësimeve tona, por vijnë vetëm po krisi arma.

Përse nuk vijnë tu bëjnë një kontroll këtyre djemve e të shohin kush ka armë dhe kush nuk ka, por vijnë vetëm pasi ka ndodhur hataja?” ngre shqetësimin e moshuara. Ndërsa ky relaitet i padëshiruar duket se do vazhdojë, si dikur.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FNSH kontrolle në dalje të qytetit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FNSH kontrolle në dalje të qytetit