Të gatshëm t’i jepnin gjyqtares së Elbasanit 200 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të të afërmit e tyre, vihen në hetim pasuror familja e të burgosurit

Të gatshëm t’i jepnin gjyqtares së Elbasanit 200 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të të afërmit e tyre, vihen në hetim pasuror familja e të burgosurit

Gjyqtarja Zamira Vyshka

TIRANË- Hetimi pasuror ndaj gjyqtares, Zamira Vyshka në qytetin e Elbasanit do të përfshijë edhe familjarët e Xhulio Musaj, me akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv. Report Tv mëson se hetimet janë ende të hapura dhe në pritje të akt ekspertizës së telefonatave të sekuestruar.

Gjyqtarja Vyshka është në hetim nga SPAK.

Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Në përgjime shtohet se i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg. Familjarët ofruan shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, ndërsa gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, nuk kishin pranuar.

Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të arrestuarit i kanë thënë avokatit: "Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja."

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë