Patate me lulelakër në furrë

Përbërësit:

400 gr lulelakër

250 gr patate

1 gotë salcë kosi

3 vezë

1/2 gotë qumësht

100 gr kaçkavall i butë

4 qepë të njoma (bishtat)

2 thelpinj hudhra

3-4 salçiçe

1/2 tufë majdanoz

Kumin, arrëmoskat

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë pë ta valuar dhe shtojmë pak kripë.

Ziejmë për 5 minuta patatet dhe më pas i largojmë në një sitë. Më pas lulelakrën për 3-4 minuta. Në një tas tjetër rrahim 3 kokrra vezë, shtojmë salcën e kosit, hudhrat e grira imët, qumësht, arrëmoskat  kumin, majdanoz, qumësht dhe djathin e grirë. I përziejmë mirë dhe shtojmë salçiçe në kubikë.

Lyejmë tavën me yndyrë dhe e pudrosim me pak galetë. Shtojmë fillimisht patatet në kubikë, lulelakrën, qepën të grirë hollë diagonal. Mbit ë shpërndajmë kremin me qumësht dhe vezë. Në fund shpërndajmë pak kaçkavall. E vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 25-30 minuta.

Reçel ftoi

Përbërësit:

1 kg ftonj

1 kg sheqer

375 ml lëng ftoi

1/2 limon

Përgatitja:

Ftonjtë i qërojmë, i presim në katër pjesë, i pastrojmë nga farat dhe më pas i grijmë në rendë nga ana më e trashë e rendes.

Menjëherë i hedhim në ujë me limon me qëllim që ftoi të mos oksidohet.

Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lëmë të ziejë pak.

Në një tenxhere tjetër vendosim për të zierë farat, lëkurat e ftoit, gjithçka që qëruam dhe pastruam nga ftoi. Kur lëkura të jetë zbutur plotësisht, këtë masë e kullojmë dhe shtojmë te 1 kg sheqer dhe e vendosim në zjarr për të zierë, 8-10 minuta nga momenti i zierjes.

Kullojmë  ftonjtë dhe i shtojmë në tenxheren me sheqer dhe vazhdojmë zierjen për 8 minuta në temperaturë të ulët.

E largojmë nga zjarri, e lëmë të pushojë për 5 orë dhe e vendosim përsëri në zjarr për të valuar derisa reçeli të lidhet. Përsëri e largojmë dhe e lëmë të pushojë edhe 5 orë.

E vendosim për zierje dhe një herë të fundit dhe më pas mbushim kavanozat e sterilizuar. I mbyllim mirë ato dhe në fund I përmbysim kavanozat me qëllim që reçeli të izolohet.