Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Bukë me vezë e perime në furrë dhe Supë dimri me pulë

Bukë me vezë dhe perime në furrë

Përbërësit: 

4-6 feta bukë të bardha

6 kokrra vezë

1 qepë të vogël

1 spec I kuq

2 feta proshutë 0.5 cm të trasha

50 gr mozzarella

50 gr djathë I butë kaçkavall

1 tufë majdanoz

kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tepsi shtrojmë letër pjekje dhe mbi tepsi vendosim fetat e bukës (pa kore) derisa të mbulojmë të gjithë bazën e tavës.

Në një tas vendosim 6 vezë të plota, shtojmë në të 1 qepë të vogël të prerë në kubikë të vegjël , 1 spec të kuq dhe 2 feta proshutë po ashtu në kubikë të vegjël.

Shtojmë 50 gramë mozzarella dhe 50 gr kackavall të butë që shkrin të grirë në rende hollë.

Shtojmë në fund kripë dhe piper të zi. Të gjithë përbërësit në një tas i përziejmë mirë dhe i vendosim mbi bazën me bukë. I nivelojmë mirë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 45-50 minuta.

Pasi e nxjerrim, nga furra e lëmë tavën t’i bjerë temperatura e lartë dhe e shëbejmë të vakët.

Supë dimri me pulë

Përbërësit:

1 shpatull dhe 1 kofshë (pule)

1 qepë

3 thelpinj hudhra

¾ filxhan çaji makarona të holla të vogla

1 patate

1 karrotë

1 spec jeshil

1 tufë majdanoz

kripë dhe piper I zi

limon

Përgatitja:

Lajmë mishin e pulës. Vendosim tenxheren me 1.5 litër ujë, shtojmë në të një qepë të madhe, 3 thelpinj hudhër, 8 kokrra piper të zi.

Në momentin që uji valon shtojmë në të copat e pulës dhe e lëmtë të ziejë derisa mishit ë shkëputet nga kocka. Largojmë mishin dhe e lëmë të ftohet pak.

Kullojmë lëngun nga qepa, hudhra e piperi dhe e lëmë të ftohet pak.

Në një tenxhere ngrohim 3-4 lugë gjelle vaj, shtojmë në të 1 filxhan makarona të holla të vogla, i kaurdisim ato për 2 minuta, shtojmë specat në kubikë shumë të vegjël, karrotën e grirë në rende nga ana më e hollë, gjithashtu dhe patate e grirë shumë hollë.

Shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë supën të ziejë aq minuta sa është minutazhi i shkruar në etiketën e makaronave. Ndërkohë copëtojmë mishin e pulës dhe e shtojmë në supë.

Presim majdanozin hollë dhe e shtojmë në supë.

Shtojmë lëngun e limonit dhe gjithcka është gati për tu servirur, duke vënë edhe një fetë limon në pjatë.

 

 

 

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël