Bukë me gjalp dhe shtresa djathi
Përbërësit:
400 gr miell
200 ml qumështi i ngrohtë
7 gr maja e thatë (1 pako)
1 lugë çaji sheqer
1 kokërr vezë
kripë
100 gr gjalp i tretur
200 gr djathë i verdhë që shkrin
Përgatitja:
Në një tas vendosim qumështin e ngrohtë shtojmë majanë e thate, 1 lugë caji sheqer, 1 lugë gjelle miell, Të gjithë këtë përbërës i përziejmë mirë dhe i mbulojmë me picetë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta në temperaturë ambienti.
Pasi të kalojnë 10 minuta shtojmë në një tas 1 vezë të plotë, kripë, 50 gr gjalp të tretur, 370 gr miell, e trazojmë fillimisht me lugë druri dhe më pas me duar derisa të na formohet një brumë si për petët e byrekut.
E mbulojmë përsëri brumin me picetë dhe e lëmë të pushoje dhe për 1 orë tjetër derisa brumi të dyfishohet.
Pas 1 ore e largojmë nga tasi, e punojmë lehtë dhe e ndajmë në kulacë afërsisht 6-7 kulacë.
Hapim kulacët në petë të trasha në një madhësi mesatare sa një tavë keku 28-32 cm.
Vendosim petët në një tavë të lyer me gjalp të tretur.
Lyejmë petën me gjalp me ndihmën e një furce.
Grijmë djathin kackavall të butë dhe përhapim mbi petë.
Përsëri vendosim petën e lyejmë më gjalp, shpërndajmë djathë dhe kështu vazhdojmë deri në petën e fundit.
E lyejmë deri në fund, e presim në copa, e lëmë të pushojë dhe 30 minuta.
Më pas e vendosim tepsinë në furrë, të piqet për 30 minuta, në temperaturë 180-190 gradë Celsius.
Spinaq me karkaleca
600 gr spinaq
1 qepë të vogël (charlotte)
1 thelpi hudhër
1 lugë çaji gjalp, vaj ulliri
1 lugë çaji susam
12 karkaleca
Për marinimin e karkalecave:
1 thelpi hudhër
vaj ulliri
kripë dhe piper I zi
2 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja:
Pastrojmë dhe lajmë spinaqin.
Ziejmë spinaqin me pak ujë dhe kripë për 2 minuta.
Më pas e kullojmë dhe e shtrydhim mirë, e më pas e presim vrazhdë.
Në një tigan me një lugë caji gjalp dhe 1 lugë caji vaj kaurdisim qepën të grirë imët dhe shtojmë hudhrën e grir hollë dhe i kaurdisim për rreth 4 minuta. Trazojmë në tigan sëbashku me qepën edhe susamin dhe spinaqin dhe i përziejmë së bashku duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe arrëmoskat.
Përgatisim marinimin e karkalecave:
Në një tas përziejmë hudhër të shtypur, vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe 2 lugë gjelle limon. I përziejmë mirë dhe marinojmë karkalecat.
Vendosim karkalecat në një tigan zgare duke i lyer herë pas here me furcë me marinadën derisa të piqen nga të dyja anët.
Shërbejmë spinaqin me karkaleca (opsionale: mund te vendosim si bazë poshtë spinaqit dhe 1 lugë gjelle kus-kus të gatuar.