Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Bukë për mëngjes dhe Mish pule me speca dhe patate

Bukë për mëngjes

Përbërësit:

1 filxhan çaji qumësht  (125 ml)

1 filxhan çaji ujë i vakët (125 ml)

1.5 lugë çaji maja e thatë

2 lugë çaji sheqer

1 filxhan çaji vaj olim (125 ml)

1 të bardhë veze

4-4.5 gota miell

Kripë

1 të verdhë veze

50 gr gjalp

Përgatitja:

Në një tas hedhim 125 ml qumësht, ujin e vakur, majanë e thatë, sheqerin, i përziejmë, shtojmë miellin, kripën dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar pak nga pak miellin. Vazhdojmë punimin e brumit derisa të formohet një brumë elastic. Vendosim brumin në një tas, e mbulojmë mirë dhe e lëmë të pushojë për një orë. Më pas nxjerrim brumin, e punojmë pak  dhe e ndajmë në kul, shtojmë miellin, kripën dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar pak nga pak miellin. Vazhdojmë punimin e brumit derisa të formohet një brumë elastic. Vendosim brumin në një tas, e mbulojmë mirë dhe e lëmë të pushojë për një orë. Më pas nxjerrim brumin, e punojmë pak  dhe e ndajmë në kulaçë, rreth 14 të tillë.

Presim gjalpin dhe e trazojmë me të verdhën e vezës. Ngjeshim kulaçët me dorë duke i hapur në një diametër 10 cm dhe duke I lyer mirë me gjalp e vezë. Shtrojmë një letër pjekje në një tepsi dhe vendosim brumin në formë rrethore në tavë duke bërë vendosjen si tjergullat, pak njëra pas tjetrës. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius, për 20-25 minuta.

Mish pule me speca dhe patate

Përbërësit:

1 kg mish pule

2 qepë mesatare

3 thelpinj hudhra

3 speca me ngjyrë miks

1 kuti domate

4 patate mesatare

1 lugë çaji piper të kuq

2 gjethe dafine

500 ml lëng pule

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere me 3 lugë gjelle vaj të nxehtë shtojmë copat e mishit të pulës dhe i skuqim ato nga të gjitha anët. Më pas e largojmë mishin e pulës dhe e spërkasim me kripë.

Në po atë yndyrë kavardisim qepën, hudhrën e copëtuar për 3 minuta, duke i trazuar herë pas here.

Shtojmë specat të prerë në kubikë të vegjël, i kavardisim mirë për 1 minutë, shtojmë domatet, patatet e prera në feta, piperin e kuq, gjethet e dafinës, vendosim copat e mishit përsëri në tenxhere përsëri në tenxhere, shtojmë lëngun e pulës dhe i lëmë të ziejnë për 30-40 minuta në temperaturë mesatare, pastaj gjella është gati për servirje.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj