Byrek me 3 kulaçka

Përbërësit:

Brumi

1 gotë ujë i vakët

1 gotë qumësht i ngrohtë

1 lugë gjelle maja e thatë

1 lugë çaji kripë

4.5-5 gota miell

Mbushja

300 gr djathë i bardhë

1/2tufë majdanoz i grirë hollë

125 gr gjalp

1/2 filxhan vaj Olim

Për lyerjen

1 e verdhë veze

 

Përgatitja:

Në një tas vendosim një gotë ujë të vakët dhe një gotë qumësht, majanë dhe i përziejmë mirë, shtojmë miellin pak nga pak, shtojmë kripën dhe punojmë brumin derisa të bëhet elastik. E vendosim atë në një tas dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta. Thërmojmë djathin dhe e trazojmë mandanozin.

Më pas kur brumi të ketë ardhur e heqim nga tasi dhe e punojmë pak për 30 sekonda, sa t’i japim formë dhe e presim vetëm në 3 kulaçë të mëdha.

Hapim kulaçin e prerë, e lyejmë mirë e gjalpin e tretur me vaj dhe e hapim mirë në të gjithë sipërfaqen dhe e spërkatim me me djathin e thërrmuar.

Hapim petën e dytë po aq sa e para dhe e vendosim mbi djathin që shtruam në petën e parë. E lyejmë petën e dytë me gjalp në të gjithë sipërfaqen dhe përsëri shpërndajmë thërrime djathi.

Fillojmë palosim petën e sipërme duke zënë 1/3 e sipërfaqes, pra në palosje të jenë formuar 3 shtresa horizontalisht. Lyejmë me yndyrë çdo palosje.

Të njëjtën gjë bëjmë edhe me petën e tretë. Marrim byrekun siç është I palosur dhe e vendosim në qendër të një tepsie katrore, ku kemi vendosur letër pjekje.

E hapim në të gjithë sipërfaqen duke e ngjeshur me pëllëmbën e dorës, derisa të zërë komplet sipërfaqen e tepsisë.

Bëjmë disa vijëzime të holla në majën e thikës. Lyejmë sipërfaqen me vezë të trazuar me gjalp dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius, për 30 minuta. E presim në copa dhe e shërbejmë.

Supë me kungull dimri

Përbërësit:

500 gr kungull i verdhë

1 qepë e vogël

1 copë (100 gr) rrënjë selinoje

1 patate

5 thelpinj hudhra

800 ml lëng perimesh

Kripë dhe piper i zi

2-3 lugë gjelle lëng limoni

Vaj ulliri

Majdanoz

Përgatitja:

 Në një tenxhere të thellë me 2-3 lugë gjelle vaj ulliri kavardisim qepën derisa të zbutet, shtojmë rrënjën e selinosë në kubikë të vegjël, po ashtu edhe pataten, I kavardisim së bashku. Shtojmë hudhrat dhe I kavardisim pak, shtojmë lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta dhe në fund shtojmë kungullin e pjekur ose të zierë. E lëmë të marrë valë për 2-3 minuta. Shtojmë erëzat dhe kripën për të rregulluar shijen dhe kalojmë supën në blender duke e kthyer atë në krem. Shtojmë lëng limoni dhe e servirim duke shtuar pak vaj ulliri në çdo pjatë dhe fara kungulli.