Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Fileto pule me spinaq e rikota dhe Supë me kungull dimri, sherebelë e arra

Fileto pule me spinaq dhe rikota

Përbërësit:

2 fileto pule

1 dado pule Divella

2 lugë gjelle vaj ulliri

150 gr spinaq

100 gr rikota

60 gr djathë cheddar

Kripë, piper i zi, arrëmoskat

½ lugë kafe piper i kuq

Përgatitja:

Ngrohim vajin në tenxhere dhe shtojmë në të qepën dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë hudhrën dhe specin pikant, i përziejmë për 2 minuta dhe më pas shtojmë kungullin të prerë në kubikë të vegjël si dhe patatet, të cilat po prapë i kemi prerë në kubikë të vegjël. Pasi t’i përziejmë për 2 minuta, shtojmë lëngun e perimeve dhe lëmë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 15-20 minuta.

Ndërkohë në një tigan shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim kubikët me bukë për 4 minuta, shtojmë arrat e copëtuara dhe i përziejmë së bashku me bukët e skuqura për 1 minutë duke grirë edhe pak lëkurë limoni në të.

Kalojmë supën në blendet dhe shtojmë në të 1/2 e kremit të kosit. Rregullojmë shijen me  kripë dhe piper të zi, kumin dhe piper të kuq.

Shërbejmë supën në pjatë duke shtuar mbi të kubikë buke me erëza dhe arra të pjekura. Dekorojmë supën me gjethe sherebeli. Ju bëftë mirë!

 

Supë me kungull dimri, sherebelë dhe arra

Përbërësit:

500 gr kunguj të verdhë

2 patate mesatare

2 qepë të vogla

2 thelpi hudhër

1 spec pikant

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 litër lëng perimesh

2-3 feta bagetë

6 lugë gjelle arra

Kripë, piper I zi

Kumin, piper I kuq

Lëkurë e grirë limoni

1 lugë gjelle gjalp

Disa gjethe sherebelë

200 gr krem kosi

Përgatitja:

Pastrojmë filetot e pulës dhe i lëmë mënjëanë. Në një tigan më 1 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim bebespinaqin për 1-2 minuta, rregullojmë shijen me kripë dhe piper, arrëmoskat dhe shtojmë rikotën, i përziejmë së bashku dhe largojmë tiganin nga zjarri.

Filetos së pulës i bëjmë disa prerje (jo deri në fund) duke formuar disa hapësira me largësi 1.5 cm nga njëra tjetra. E marinojmë më një dado pule të përzierë me 1 lugë gjelle vaj ulliri.

Me një lugë çaji mbushim këto hapësira me spinaqin e përgatitur me rikota. Vendosim filetot e mbushura në një tepsi, i mbulojmë me djathë cheddar të grirë. I spërkatim me pak pipër të kuq dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20-25 minuta. Në fund e servirim me sallatë.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja