Musaka me patate kimë dhe petë

Përbërësit:

1 petë sfoljatë

1 kg patate

1 kokërr qepë

500 gr mish të grirë

300 gr domate

1 gotë qumësht

1 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

80 gr djathë që shkrin

Kripë, peper i zi, Arrëmoskat

Përgatitja: Fillimisht qërojmë patatet dhe i presim në copa dhe i vendosim për të zierë me pak kripë për 25 minuta. Ndërkohë vendosim petën sfoljatë në një tepsi, e shpojmë bazën me pirun dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 10 minuta.  Në një tigan me pak vaj (2 lugë gjelle), kavardisim qepën derisa ajo të zverdhet pak, shtojmë mishin e trazojmë derisa të ndërrojë ngjyrë dhe më pas shtojmë domatet, I trazojmë duke shtuar kripë plus piper të zi.

Shtojëm pak ujë, ½ e gotës dhe e lëmë të ziejë pak. Ndërkohë kullojmë patatet dhe I vendosim në tas. Nxjerrim tavën nga furra, shtojmë fillimisht si bazë kimën e mbi të purenë e patates. I japim formë lugë lugë dhe e vendosim në furrë për 30 minuta në temperaturë 190 gradë Celsius.

Pas 20 minutash nxjerrim tavën nga furra, hedhim mbi të djathë të butë dhe e lëmëm dhe 10 minuta dhe në fund e shërbejmë me sallatë.

Ëmbëlsirë me banane dhe karamel

 

Përbërësit:

Salca  e karamelit:

200 gr sheqer

80 ml ujë

180 ml krem pane

30 gr gjalp

1 lugë kafe ekstrakt vanilje

Baza:

150 gr biskota

100 gr gjalp

2-3 banane

Kremi:

200 ml krem pana

200 ml qumësht i kondensuar

Çokollatë e grirë për dekor

Përgatitja: Grijme biskotat dhe pasi tresim gjalpin e trazojmë me biskotat dhe e ndajmë në tasa duke e ngjeshur pak në fund.

Përgatisim salcën e karamelit, nxehim tiganin, shtojmë sheqerin dhe ujin dhe e lemë derisa sheqeri të shkrijë dhe të marrë ngjyrë karamel të errët. Shtojmë panën pak nga pak dhe e përzejmë duke shtuar gjalpin dhe vaniljen. Pasi të valojë e largojmë nga zjarri.

Mbi bazën me biskota vendosim feta banane duke i mbuluar me salcë karameli. Mbushim tasin me kremin e rrahur dhe e spërkasim me çokollatë të shkrirë. Kjo ëmbëlsirë mund të përgatitet në tepsi të vogël ose në tas zupi.