Përbërësit:
1 kg miell
600 ml ujë të vakët
Kripë
Vaj
1.2 litër kos
1/2 kokë hudhër
Përgatitja:
Sitim miellin dhe hapim me duar një gropë në mes. Shtojmë kripë, ujë, 1 lugë gjelle miell dhe vazhdojmë ta punojmë më duar derisa të formohet një brumë jo shumë i fortë.
Mbulojmë brumin me pecetë dhe e lëmë të vijë për 40 minuta.
Pasi të kalojë kjo kohë e zbulojmë brumin, vendosim pak miell në tryezën e punës dhe vendosim miellin duke rrotulluar brumin në të dhe duke e ndarë në kulaçë jo shumë të mëdhenj.
I lëmë kulaçët dhe 15 minuta të pushojnë dhe fillojmë ti hapim në madhësi me diametër 20 cm.
Lyejmë petët me vaj dhe i bashkojmë nga 3 kulaçë me njëri tjetrin.
Ka 2 mënyra për ti hapur këto kulaçë.
Mund ti lyejmë me pak vaj dhe ti hapim me duar, ose mund ti lyejmë me miell duke i hapur me petës. Në të dyja rastet, lyejmë mirë me vaj pasi hapet peta dhe me ndihmën e një picete mblidhen role dhe vendosen në tepsi.
Kështu vazhdojmë me të gjithë petët pasi të mbushet tepsia, lyejmë mirë me vaj, i presim në racione dhe i vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius, për 25-30 minuta.
Shtypim hudhrat me pak kripë, i trazojmë me kosin dhe menjëherë sapo tepsia të dalë nga furra, shkëputim copat që i kemi prerë, i lyejmë me kosin me hudhra. Kosin që tepron e hedhim përsipër dhe e vendosim tepsinë në furrën e ngrohur, tashmë të fikur. E lëmë tepsinë në furrë 5 minuta, sa për tu zbutur dhe më pas e nxjerrim nga furra dhe e shërbejmë duke e spërkatur përsëri me hudhra dhe kos.
Biftek viçi të pjekur me kunguj dhe domate
Përbërësit:
4 biftekë viçi
2 kunguj të njomë
10 domate qershi
50 gr djathë emental
Majdanoz
Përgatitja:
Pastrojmë biftekët nga lëkura, i shtypim pak me çekiçin e mishit, i marinojmë me kripë dhe piper të zi, i lyejmë copat e biftekut me vaj me anë të një furçe.
Nxehim tiganin dhe më pas vendosim copat e mishit, i lëmë sa të ndryshojë ngjyrë pjesa e poshtme për 3-4 minuta dhe e kthejmë nga ana tjetër.
Mbi çdo fetë bifteku, pasi i kemi lyer vendosim kunguj të prerë në shkopinj të vegjël, gjysmë domate qershi, mbi domate vendosim pak djathë emental të grirë nga ana e trashë e rendes.
Më pas I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 5 minuta. E servirim duke e spërkatur me pak majdanoz. Sipas shijes, mund të vendosim dhe 1 dorë rukola.