Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Spaghetti me qofte në furrë dhe Supë me të brendshmet e gjelit

Spaghetti me qofte në furrë

Përbërësit:

400 gr makarona (spaghetti)

500 gr mish i grirë

1 lugë kafe piper I kuq

1 lugë kafe nenexhik

1 thelpi hudhër

1 lugë gjelle mustardë

4-5 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

2 vezë

Kripë dhe piper i zi

Salca lidhëse

3 kokrra vezë

100 gr parmixhan i grirë

300 gr salcë domate

250 gr mozzarella

 

Përgatitja:

Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me kripë, 3-4 minuta më pak se koha e shkruar në etiketë. Ndërkohë që makaronat zijnë në një tas vendosim mishin e grirë dhe shtojmë piperin e kuq, nenxhikun, 1 thelpi hudhër të grirë hollë, mustardë, 4-5 lugë gjelle bukë të thekur të grirë hollë, 2 vezë (të plota), kripë dhe piper i zi. Punojmë brumin mirë dhe më pas formojmë qofte sa një arrë të madhe.

Vendosim në tigan 2 lugë gjelle vaj Olim dhe I skuqim qoftet lehtë nga të gjitha anët.

Kullojmë makaronat. Në një tas rrahim 3 kokrra vezë, shtojmë te vezët parmixhanin të grirë hollë, i përziejmë së bashku dhe shtojmë këtë salcë te makaronat e ngrohta. I përziejmë mirë. Lyejmë një tavë keku unazë me pak gjalp dhe e spërkasim me pak bukë të thekur të grirë. Nivelojmë në tavë ½ e makaronave dhe mbi to vendosim qoftet e skuqura pak.

Mbulojmë qoftet me salcë domate dhe mbi salcë spërkasim dhe shtojmë si shtesë mozzarella. Mbulojmë një shtresë të fundit me pjeën tjetër të makaronave dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius, për 15-20 minuta.

 

Supë me të brendshmet e gjelit

Përbërësit:  

200 gr të brendshmet e gjelit të detit

50 gr gjalp

3 qepë të njoma ( vetëm pjesa e bardhë)

1 filxhan kafeje oriz

1 litër lëng gjeli

Kripë

2 të verdha veze

1/2 lëng limoni

Koper ose majdanoz

Piper i zi

Përgatitja:

Pastrojmë të brendshmet e gjelit (jo mushkërinë e bardhë). Valojmë ujin dhe I përvëlojmë mëlçitë, I presim në kubikë.

Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim të bardhat e qepëve të grira hollë. Shtojmë mëlçitë dhe I kaurdisim së bashku, shtojmë lëngun e gjelit dhe sa të valojë, shtojmë orizin të shpëlarë mirë, e lëmë të valojë për 12 minuta.

Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me lëng limoni dhe shtojmë pak nga pak lëng supe. Bashkojmë tasin e vezëve gradualisht në supë dhe ulim temperaturën sa të pushojë pak. Shtojmë koper ose majdanoz  dhe e e lëmë edhe një minutë. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe e shërbëjmë supën të ngrohtë duke shtuar në të pak piper të zi.

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja