Supë me thjerrëza dhe domate

Përbërësit:

250 gr thjerrëza

Vaj ulliri

1 thelpi hudhër

1 degë selino

400 gr domate (në kuti)

1 litër lëng perimesh ose ujë

Kripë

1 spec pikant

Bukë e thekur

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë në të 2 thelpi hudhra të grira imët. Pastrojmë degët e selinosë nga fijet dhe presim në feta shumë të holla, I shtojmë ato në tenxhere dhe I përziejmë së bashku me hudhrat, derisa hudhra të zverdhet lehtë. Shtojmë purenë e domates dhe e lëmë të marrë një valë. Shtojmë disa gjethe selinoje dhe më pas thjerrëzat e e thata të shpëlara mirë, shtojmë një litër lëng perimesh ose ujë. Nuk e mbyllim kapakun plotësisht dhe I lëmë thjerrëzat të ziejnë për 30 minuta në temperaturë mesatare.

Thekim disa brusketa dhe vendosim në fund të pjatës ose tasit 2 brusketa të thekura mirë. Copëtojmë pak spec pikant, e spërkatim me vaj ulliri nga shishja dhe më pas shtojmë thjerrëzat. Vendosim dhe një brusketë në anë të pjatës dhe spërkatim përsëri me një lugë çaji vaj ulliri dhe e shërbëjmë supën të ngrohtë.

 

Supë dimri me oriz, presh dhe patate

Përbërësit:

1 filxhan çaji oriz (120 gr)

Vaj ulliri

2 presh (vetëm pjesa e bardhë)

3 patate

1.5 l lëng mishi

4 lugë gjelle parmixhan i grirë

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosim tenxheren me lëng mishi që të valojë. Ngrohim në tenxhere 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe shtojmë në të pjesën e bardhë të preshit të prerë në unaza shumë të holla. I kaurdisim derisa preshi të ulë volumin.

Shtojmë patatet e prera në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm dhe i përziejmë së bashku me preshin.

Shtojmë lëngun e mishit dhe i lëmë patatet të ziejnë për 5 minuta. (Nëse patatet i prisni më të mëdha, i lëmë 10 minuta.)

Shtojmë orizin e shpëlarë, i përziejmë së bashku dhe i lëmë të ziejnë dhe dhe për 12-15 minuta të tjera. Në fund shohim që është bërë një supë e trashë dhe kremoze. Shtojmë një lugë gjelle vaj, parmixhan të grirë hollë, piper të zi nga mulliri, e lëmë parmixhanin të shkrijë për 2-3 minuta dhe e shërbejmë supën të ngrohtë.