Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Supë me thjerrëza, Supë me karota, portokall e xhinxher dhe Supë krem me mollë

Receta e parë : Supë me thjerrëza

Përbërësit:

1 kokërr qepë

2 karota mesatare

2 thelpinj hudhër

1  gjethe dafine

Rigon, borzilok

1 kuti domate

1 gotë thjerrëza

1,5 l ujë

350 gr spinaq

2-3 lugë gjelle uthull

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Shpëlajmë thjerrëzat dhe i japim një valë për 10 minuta në temperaturë të ulët. Shtojmë në tenxhere 4 lugë gjelle vaj ulliri, qepë të grirë hollë, karota gjysmë rrethore, selinonë e prerë në feta, hudhrat dhe i kaurdisim mirë për 3-4 minuta. Shtojmë erëzat (dafinë, borzilok e rigon), thjerrëzat, ujin e nxehtë, kripë e piper të zi dhe 2 lugë gjelle uthull. E lëmë të ziejë për 20 minuta në temperaturë nën mesatare. Në 2 minutat e fundit shtojmë spinaqin.

Supë me thjerrëza
 

Receta e dytë : Supë me karota, portokall dhe xhinxher

Përbërësit:

1 qepë e vogël

1 lugë gjelle xhinxher i grirë

750 gr karota

½ spec i kuq pikant

2 lugë gjelle vaj ulliri

400 mml lëng portokalli

350 ml ujë

1 dado perimesh

125 gr krem kosi

2 lugë gjelle koriandër e grirë

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin , shtojmë qepën , gjysmën e specit pikant të grirë hollë, xhinxherin e copëtuar në copëza të vogla , karotat e prera në feta të holla dhe i kaurdisim mirë. Shtojmë lëngun e portokallit të shtrydhur , 1 dado perimesh, ujë dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë atë në krem. E servirim duke i shtuar në fund 1 lugë krem kosi, koriandër të grirë, ¼ e specit pikant të prerë në kubikë të vegjël.

Supë me karota, portokall dhe xhinxher

Receta e tretë: Supë krem me mollë

Përbërësit:

1 kokërr qepë

1 lugë gjelle gjalp

2 patate ose 3 lugë gjelle pure patatesh

1-2 lç pluhur kerri

800 ml lëng perimesh

1 lugë gjelle salcë soje

200 ml pana

500 gr mollë mix

Kripë

Bishta qepe të njoma

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrijmë gjalpin, kaurdisim qepën të grirë hollë, patatet e prera në kubikë të vegjël ose purenë e patateve. I kaurdisim së bashku, shtojmë ½ lugë kafe kerri dhe e lëmë të ziejë për 12 minuta. Shtojmë mollët e prera në feta ose kubikëdhe i lëmë të ziejnë për 2-3 minuta.

Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në krem. Shtojmë bishtat e qepëve të prera në rruaza, 1 lugë gjelle salcë oje dhe e lëmë të marrë një valë. E ulim temperaturën dhe më pas shtojmë kremin e panës. E servirim supën duke e dekoruar atë me feta molle të kuqe me lëkurë.

Supë krem me mollë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë