Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08 : 45 – 10 : 00
Redaksia14 Prill 2020, 10:57 | Përditesimi: 18 Prill 2020, 09:37
Ngrohim vajin në një tigan dhe kaurdisim qepën për 3 minuta. Shtojmë perimet dhe i përziejmë në tigan në temperaturë mesatare për 10 minuta.
Shtojmë bizelet dhe i përziejmë së bashku për 5 minuta.
Në një tepsi rrumbullake vendosim një letër pjekje, më pas rregullojmë petën sfoljatë, duke e shypur bazën me pirun.
Shtojmë perimet dhe i nivelojmë ato.
Në një tas rrahim dy vezë, qumështin, parmixhanin, kripë, piper dhe i përziejmë mirë bashkë me djathin e tymosur. I përziejmë mirë dhe i shtojmë sipër perimeve.
Kthejmë anët dhe e vendosim tepsinë në furrë në tëmperaturë 180 gradë Celsius, për 30 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra, e lëmë tartën të ftohet, e presim dhe e shërbejmë.