Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Turli me thjerrëza e perime dhe Omletë me perimet e stinës

Receta 1

Turli me thjerrëza dhe perime

Përbërësit:

1 qepë

3 thelpinj hudhra

2 patate mesatare

2 karrota

2 patëllxhanë

2 kunguj

1 degë selino

2 speca me ngjyrë mix

1/2 gotë thjerrëza

1 domate të madhe

4 lugë gjelle vaj ulliri

1 gjethe Dafinë

Kripë dhe piper i zi, uthull

Majdanoz

Përgatitja:

Shpëlajmë thjerrëzat dhe i vendosim për të zierë në temperaturë mesatare. Pesë minuta pasi të fillojë zierja, i largojmë dhe i kullojmë.

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kavardisim qepën të grirë hollë derisa të zverdhet. Shtojmë hudhrat të prera në copëza dhe i trazojmë së bashku për 1 minutë. Fillimisht shtojmë perimet që duan më shumë kohë për zierje si përshembull karrotën, patetatet e më pas me radhë selinonë, patëllxhanin, kungullin, specat, domatet, të gjitha perimet të prera në kubikë.

Vendosim një gjethe dafine dhe thjerrëzat dhe shtojmë ujë baras me nivelin e perimeve. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lëmë turlin të ziejë me kapak të mbyllur për 15 minuta. Në fund, shtojmë uthull sipas shijes që preferoni dhe e shërbejmë duke e skërkatur me majdanoz.

Receta 2

Omletë me perimet e stinës

Përbërësit:

100 gr karrota (1 karrotë)

150 gr lakër e bardhë

200 gr spinaq

3 thelpinj hudhra

3 lugë gjelle vaj

Kripë dhe piper i zi

1 lugë gjelle miell

3-4 vezë

Përgatitja:

Pastrojmë karrotën dhe e grijmë me rende. ¼ e një lakre të vogël e grijmë shumë hollë dhe e vendosim në ujë me tas e shpëlajmë mirë dhe e kullojmë dhe e vendosim në një tas me karrotën.

Grijmë spinaqin hollë. Thelpinjtë e hudhrave i presim në copëza të vogla.

Në tigan vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri, hudhrat dhe i kavardisim për 1 minutë.

Shtojmë lakrën e karrotën dhe i kavardisim derisa ato të ulin volumin, shtojmë spinaqin dhe kripën dhe i kullojmë perimet për të larguar ujin e tepërt dhe i vendosim në një tas, shtojmë 1 lugë gjelle miell dhe e përziejmë me perimet e gatuara. Shtojmë 3-4 kokrra vezë (varet nga madhësia).

Ngrohim 3 lugë gjelle vaj, shtojmë vezët dhe perimet dhe vendosim kapakun për 5-8 minuta në temperaturë mesatare. Kthejmë omletën me ndihmën e një pjate dhe përsëri vendosim kapakun dhe për 5 minuta të tjera. E servirim në pjatë të ndarë në 4 pjesë.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille