Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Vezë në fole makaronash, shërbyer me spinaq dhe Fileto pule me kërpurdha dhe krem

Receta e parë:  Vezë në fole makaronash, shërbyer me spinaq

Përbërësit:

-200gr makarona

-2 luge gjalp + 1 luge caji vaj ulliri

-1/2 qepë mesatare

-2 thelbi hurdhër

-500 gr spinaq

-kripë + piper të zi + arrëmoskat

-kopër + majdanoz

-1 luge miell

Përgatitja:

-Vendosim ne një tenxhere me ujë te valuar dhe kalojme spinaqin e pastruar ,e vendosim në ujë të ftohtë, e kullojmë dhe e presim vrazhdë .

-Ziejmë makaronat tagliateli ose spageti ne ujë të bollshëm dhe bëjmë sipas udhëzimit të shkruar në etiketë , I avullojmë .

-Ne 4 forma te vogla te lyera me gjalp, rrotullojme me kripë makaronat dhe I vendosim në formë . Pasi ti vendosim një vezë të bardhë dhe të verdhën ,I vendosim sëbashku.Keshtu qërojme e 4 qepë të cilat ,i vendosim në një tavë me ujë deri te 1\2 e tasit me makarona .

- I vendosim në furre, në temperaturë 180 gradë celsius për 15 minuta.

- Nderkohë në një tigan, më pak gjalp dhe vaj ulliri i kavardisim me gjalp ,me qepë dhe I mbështjellim me letër trasparente, duke I marinuar pesë herë me nga pak ujë . Shtojme 1 lugë miell dhe e trazojmë atë për ti dhëne ngjyrë + spinaqin e trazojmë per 2 minuta duke I dhenë (kripë +piper + arrëmoskat).

Sherbejmë spinaqin, si bazë në një pjatë dhe  vendosim nje fole makaronash me vezë ,në qënder të saj .  

E spërkatim me një lugë caj vaj ulliri dhe e sherbejmë të ngrohte .

Receta e dytë: Fileto pule me kërpurdha dhe krem

Përbërësit:

-3/4 fileto pule

-1/2 qepë mesatare

-2 thelbi hurdhër

-400 gr kërpurdha te freskëta 

- ½ luge limoni

-1/2 gotë vere te bardhë

-150 ml krem pana

-1 lugë vaj  + 1 lugë gjalp

- kripë + piper +2 lugë majdanoz

Përgatitja:

Lajmë filetot e pulës dhe i marinojmë ato me kripë dhe piper të zi . Hedhim në tigan (1 lugë vaj +1 lugë gjalp) dhe skuqim filetot, deri sa te arrijnë një ngjyrë te artë . I largojmë nga tigani, i vendosim në një pjatë dhe sperkatim me lëng limoni .

-Në po atë yndyrë në tigan kavardisim qepën që mezi duket hurdhërat e  coptuara , qe të behen trasparente, hedhim kërpudhat dhe vazhdojmë ti perziejmë derisa kërpurdhat të zverdhen .I skuqim me vezë pastaj i shtojmë,  pana i përziejmë dhe i lemë të marrin valë ne temperaturën mesatare . Vendosim filetot e pulës sëbashku , me kërpudhat në tigan . I vendosim kapakun dhe I lëmë të marrin vetë 5 minuta sëbashku, i shtojmë majdanoz dhe I shërbejmë menjeherë .

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë