Ambasada amerikane pas ftesës që i bëri qytetarëve të saj të cilët ndodhen në Shqipëri për t'u larguar drejt SHBA-ve tani ka dalë me një tjetër njoftim. Në njoftimin e radhës ambasada e SHBA lajmëron që të gjitha fluturimet komerciale janë mbyllur në një moment të dytë, ndërsa për këdo që kërkon të udhëtojë drejt Amerikës duhet të kontaktojë ambasadën derisa të gjendet një mundësi e dytë largimi.
Njoftimi i ambasadës së SHBA:
Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë [email protected] me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri.