Kupa e Shqipërisë ka sot në program katër ndeshjet e kthimit për fazën çerekfinale, teksa tetë skuadra janë në garë për katër bileta. Ndeshjet do zhvillohen në dy orare, teksa spikat derbi mes Dinamos dhe Tiranës që do luhet në 'Air Albania'.

Dy takimet e para janë programuar për në orën 16:30. Partizani do të presë AF Elbasanin në 'Arenën e Demave'. Të kuqtë janë në avantazh për të kaluar në gjysmëfinale pas fitores minimale 1-0 në ndeshjen e parë në 'Elbasan Arena'.

Po të njëjtin rezultat 1-0 ka arritur edhe Vllaznia në transfertë ndaj Bylisit. Kuqeblutë do të presin Bylisin në 'Loro Boriçi' të Shkodrës me synimin për të siguruar kualifikimin.

Dy ndeshjet e tjera do të luhet në orën 19:30. Egnatia pret Teutën në shtëpi, pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në 'Niko Dovana', duke u afruar kështu te gjysmëfinale.

Dinamo do të përballet me Tiranën në stadiumin 'Air Albania'. 'Blutë' e Dinamos kanë bërë një hap të rëndësishëm për kualifikimin pas fitores 2-0 në takimin e parë.

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale - ndeshjet e kthimit:

E mërkurë, 04 mars 2026

16:30

Partizani - AF Elbasani (1-0)

Vllaznia - Bylis (1-0)

19:30

Dinamo - Tirana (2-0) në 'Air Albania'

Egnatia - Teuta (2-1)

*Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para