Të gjithë 'kundër' Dumanit, sepse SPAK ende 's’tremb'

Të gjithë 'kundër' Dumanit, sepse SPAK ende 's’tremb'

Altin Dumani, kreu i SPAK

Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dytësore të Bashkisë së Tiranës në dyert e SPAK-ut dhe lehtësia e përballjes morale së saj me këtë institucion, ishte nga të radhës para Drejtësisë. Pa hezitim, madje duke qeshur, zyrtarja Keçi dhe kolegët e saj të Bashkisë, u futën si të ishin në një institucion kulture dhe jo Drejtësie.

Duke ua respektuar prezumimin e pafajësisë, paçka se para shqiptarëve të thjeshtë, zullumqarët dhe kundravajtësit thjesht kanë mbetur të kundrohen në pasuritë dhe udhëtimet e tyre lëbyrëse, na mbetet të presim për hetimet dhe verdiktin mbi ta. Po për një gjë, shqiptarët janë të sigurt, që SPAK-u megjithë punën jo të vogël ende i duhet që bashkë me GJKKO-në të tregojnë shumë. Mbi të gjitha integritet dhe pavarësi.

Është fare i qetë Rama dhe e gjithë kupola socialiste me gjithë njerëzit e ndaluar, një pjesë madje strukturë e zgjedhjeve; ligjëron për çdo ditë Berisha sikur të mos ketë ndodhur asgjë dhe tashmë paradoksalisht edhe ata që i ndanë rrugët e mbështesin furishëm (!!!); ka nisur shfaqjen aerobike shpesh kthyer në butafori Meta, ish presidenti i vendit, sikur të mos ketë ndodhur asgjë dhe me radhë me të gjithë kryetarët e bashkive dhe jo vetëm.

Kjo është arsyeja pse Altin Dumanit, që tashmë për nga rëndësia dhe impakti në vend vjen fill pas kryeministrit të vendit, t’i kërkohet dhe shpresohet shumë. Dhe, jo pa të drejtë. Megjithëse, ankimimi i tij, pas shpalosjes së një raporti shqetësues për policinë (Pa emra u fol për përfshirjen e policisë) dhe jo vetëm, ka treguar sesa e vështirë është të ndërtosh institucionin e besimit ndaj drejtësisë. “Gjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar si çështje kryesisht 67 procedime penale me 23 persona në hetim, çfarë përbën një tregues pozitiv në rritje të numrit të kësaj kategorie hetimesh, më shumë se dyfishi krahasuar me vitin 2022, ku ishin regjistruar 28 procedime penale me 34 persona në hetim”, theksoi SPAK-u.

Institucionit që drejton Dumani i kërkohet vendosmëri dhe efikasitet. Kurse të 41 milionët e sekuestruar, megjithëse është vlerësuar, as nuk bën ndonjë përshtypje me luksin që shpalosin qoftë edhe një pjesë e të akuzuarve të SPAK-ut. Me të drejtë, Besnik Bakiu një zyrtar i lartë policie, i kërkoi publikisht emrat negativë të policisë dhe i kujtoi se ndërsa për SPAK-un janë hapur të gjithë dyert dhe janë plotësuar shumë nga kërkesat për policinë ka vështirësi pa fund: nga Vetting-u i munguar, vlerësimi i duhur financiar dhe e para e mbi të gjitha fakti i sakrificës skajore të tyre. 

“Janë 262 punonjës policie të rënë në krye të detyrës, nga të cilët 170 Dëshmor të Atdheut, si dhe 271 të plagosur. Bilanc lufte, apo jo?”, i rreshtoi Bakiu. Jo thjesht në respekt të punës së tij dhe kujtimit të dëshmorëve, z. Bakiu i bëri atij vetë dhe kolegëve të Dumanit, që të tregonin me sakrifica detyrimin që ata kanë ndaj vendit. Me zvarritjet jo të pakta, me pengesat që po krijohen dhe nga politika, me kulturën ende të munguar të pandëshkueshmërisë së “të fortëve”, SPAK dhe GJKKO i kanë një detyrim të madh të vendit në mënyrë që zyrtarët e ndryshëm të mos shkojnë e kthehen duke qeshur e të qetë nga institucioni.

Duket se të gjithë janë “kundër” Dumanit, ndërkohë që ai vetë duhet të kuptojë se kurrë Shqipëria nuk i ka drejtuar sytë nga një individ për të pritur të funksionojnë rregulla loje, ato që shpesh kanë munguar në historinë e shtetit tonë. Po për këtë, SPAK-ut të drejtuar prej tij i duhet të trembë dhe t’u kallë datën zhvatësve të vendit më të varfër të Ballkanit, që për fat të keq veçse po shtohen.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 07/04/2024 00:24

    Dumanit i vijnë anash nga i pari deri tek i fundit!!

    Përgjigju
  • Tami: 06/04/2024 23:22

    Shume sakte Z. Andoni. Pritshmerite e shqiptareve jane te larta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin