Të gjithë luajtën 'All-in', por disa humbën 'All-in' e disa të tjerë fituan 'All-in'!

Të gjithë luajtën 'All-in', por disa humbën 'All-in' e disa të tjerë fituan 'All-in'!

Sali Berisha

Situata politike në PD ose rreth saj është zhvilluar me parimin e lojës së pokerit "All- in"! Pra, palët kanë luajtur për gjithçka ose asgjë!

Ky lloji pokeri u zhvillua në kushte jo të mira e aspak normale, sepse ashtu është situata në të cilën është zhvilluar politika shqiptare në 30 vitet e fundit! Dallimi mes palëve ishte:
- Njëra palë vendosi "All-in", duke besuar tek forca e një lideri apo personi të vetëm
- Pala tjetër luajtin "All-in" duke besuar në parime të rëndësishme dhe në ideale!

Të parët nuk morën në konsideratë marrëdhëniet me SHBA e zgjodhën rrugën e përballjes me ta! Ndoshta të detyruar, sepse e tillë ishte situata e liderit/personit që besonin! Po ashtu, në kushtet e një dëshpërimi të thellë të ndodhur jashtë në kohë e në hapësirë, nuk e morën në konsideratë kohën e qëndrimit të gjatë në pushtet, të konsumit dhe po ashtu faktit se shoqëria shqiptare, ndoshta me ritme të ngadalta ka evoluar! Në fakt këta nuk e pranonin evolucionin dhe ecnin me parimin e ndalimit të kohës sipas dëshirave dhe nevojave të tyre! Këta luajtën "All-in" dhe humbën "All-in" 

Pala e dytë që doli fituese nga ky proces dhe fitojë "All-in", kishte disa avantazhe shumë të rëndësishme:
1. Mosha relativisht e re. Koha nuk ishte një kërcënim për ta;
2. Shumë prej tyre nuk kishin konsum të tepruar politik e për pasojë as mëkate të mëdha në supe;
3. Marrëdhëniet me SHBA i konsideruan të domosdoshme, pazëvendësueshme, kryesore e vitale;

Atë që nuk e kuptojnë disa është fakti se po përgatitet një elitë e re në PD, që ka pak ose fare lidhje me të kaluarën e tranzicionit dhe po ashtu nuk e ka urgjente marrjen e pushtet, por synon krijimit e një establishmenti të ri politik që do të ketë një projeksion të paktën për 20 vitet e ardhshme. Pushteti për ta nuk është mjet ekskluziv për karrierë e privilegje, por si mekanizëm i domosdoshëm për të qeverisur dhe për të bërë ndryshme të kërkuar nga realiteti! 

Realitetet politike duke u nisur në Itali janë në një fazë të transformimit të thellë të konfigurimit. Mjafton të shikojmë atë që po ndodh në PD italiane! As Shqipëria nuk do të jetë e përjashtuar nga këto ndryshime konfigurimesh e mund të them se Shqiepria është disa hapa para me vendet e tjera të Europës! Në Shqipëri jemi në pjesën më interesante të nisjes së konfigurimeve politike. Nëse dikush e mendon se Rama është i përjetshëm e ka gabim! Nëse ndonjë tjetër mendon se Rama është në momentin më të mirë politik edhe këtë e ka gabim! Po ashtu fundi politik i Ramës është ndoshta më i afërt sesa mendohet e përshpejton procesin e konfigurimeve në politikën shqiptare! 
Nëse ka persona që në gjithë këtë histori e lidhin vetëm me Bashën Edhe këtë e kanë gabim! Nëse të tjerët mendojnë se Basha është i vetëm e ska asnjë tjetër edhe këtë e kanë gabim!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muzaka i Ri: 04/03/2023 10:55

    Mire o Tiku mire e ke qe luajten All'in dhe humben All'in po ata qe ven pas perdite qe humben mallin si i vete puna, erdhi me kal mga mamurrsi biri botes do patkonj te rinj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë