Të gjithë me sytë nga buxheti/ Votimi maratonë javën e ardhshme! PS s’do asnjë mungesë, PD protestë para Kuvendit

Buxheti i vitit 2025, i cili do të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme, po merr vëmendjen e të gjithë spektrit politik: Nga një anë qeveria, që me ndarjen e parave premton më shumë mirëqenie, e nga ana tjetër opozita, që e quan buxhetin e vjedhjes.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, të zhvilluar këtë të hënë, deputetëve të majtë iu kërkua të mos kenë mungesa dhe të jenë të gjithë prezent në sallë javën e ardhme për të ngritur kartonët jeshilë.

Por demokratët, paralajmëruan se miratimin në parim të buxhetit do ta presin me protestë.

“Miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimit”, u shpreh Sali Berisha, në një konferencë nga arresti shtëpiak.

Ndërkohë debatet mes maxhorancës dhe opozitës nuk munguan as në komisionet parlamentare, ku përballë presionit të kohës, po kalohet me shpejtësi buxheti për çdo sektor e institucion. Teksa po diskutohej për buxhetin e bashkive, kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi se qeveria po financon vetëm projektet korruptive.

“Shoh që shumë fonde që vijnë nga transferta të pa kushtëzuara përdoren për projekte që prokurojnë bashkitë. Rezulton dhe shembulli tipik është Bashkia e Tiranës. Merreshin fonde dhe i shperndanin tek vetja e vet. Pra i vidhnin”, tha Gazmend Bardhi në komisionin e Ligjeve.  

“Mbështetja për bashkitë është rritur me prioritet. 13.2% më shumë para për bashkitë, 89.8 miliardë lekë”, iu përgjigj Arbian Mazniku Ministër për pushtetin vendor.

PD depozitoi edhe një amendament, që prek sektorin e shëndetësisë e veçanërisht pacientët e prekur nga kanceri i gjirit duke kërkuar rimbursim për rikonstruksion të gjirit e paruket.

Diskutimet për buxhetin, nga burgu po i ndjek edhe kreu i PL, Ilir Meta. Ai reagoi duke thënë se buxheti për vitin 2025 është më antisociali, që shton varfërinë dhe korrupsionin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
Sali Berisha njofton protestë rreth Kuvendit ditën kur miratohet Pr/buxheti 2025

1731272687_saliberisha.JPG

Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëron protestë ditën kur do miratohet buxheti

Natyrisht ne kemi zgjedhur që të paraqesim amendamentet tona në komisione dhe seancë plenare, të sigurt se ato nuk pranohen nga qeveria, e cila ka një synim kryesor, plaçkitjen maksimale të këtij buxheti nga organizata kriminale që kryeson Edi Rama, por paraqitja e tyre është një detyrim solemn para shqiptarëve për të bërë avokatinë e tyre dhe për të qenë të obliguar që në mbledhjen e parë të parlamentit shumicë të PD, ato ligje të votohen dhe të hyjnë në fuqi menjëherë.
Sigurisht, miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimit' tha Berisha.

Protesta do të mbahet para Kuvendit

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr