Të gjithë në mbrojtje të Tokës! Shefi i kuzhinës sjell “Blackout Dinner” edhe në Shqipëri

Të gjithë në mbrojtje të Tokës! Shefi i kuzhinës sjell “Blackout Dinner” edhe në Shqipëri

Energjia elektrike është një nga shpikjet më të mëdha të njerëzimit, por kufizimi i përdorimit të saj po kthehet në një nga nismat më të rëndësishme në mbarë botën, nisur nga pasoja negative që përdorimi i saj nga ana e njeriut do të sillte ndaj planetit.

Një nismë shumë interesante ka vendosur të sjellë edhe shefi i kuzhinës Bledar Kola i Mullixhiut.

Kola do të sjellë për herë të parë në Shqipëri eksperiencën ndërkombëtare të gatimit dhe shijimit të një darke pa energji elektrike, për t’u kthyer pas në kohë ashtu siç gatuanin të parët tanë, vetëm me zjarr.

Ndaj, në nderim të ditës Ndërkombëtare të Tokës, “Mullixhiu” ka vendosur të ulë automatin dhe të ndalë energjinë me datën 23 Mars nga ora 18:00 deri në orën 24:00.

Kësaj eksperience apo iniciative ndërkombëtare e quajtur “Blackout Dinner”, të të gatuarit vetëm me zjarr do t’i bashkohet te “Mullixhiu” dhe Fejsal Demiraj nga restorant NOMA.

Në këtë darkë dedikuar mbrojtjes së planetit, “Mullixhiu” dhe Tirana i bashkohet Kopenhagenit, Berlinit, Vjenës, Zyrihut, Helsinkit dhe Stambollit.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm