Të gjithë presin, çfarë do të ndodhë me Bashën pas 13 Qershorit

Të gjithë presin, çfarë do të ndodhë me Bashën pas 13 Qershorit

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Lulzim Basha u ngjit sërish në  Veri. Ishte në Tropojë, nga ku deklaroi se “të gjitha arritjet e Shqipërisë mbajnë vulën e Sali Berishës”. Duke zhvilluar takimin e rradhës me mbështetësit e tij në kuadër të fushatës zgjedhore brënda partisë Basha tha se “beteja e vërtetë është me kundërshtarin dhe armikun e madh të demokracisë regjimin Rama-Doshi”.

Por ndërkohë pak ditë më parë Sali Berisha u shpallur non grata nga SHBA për akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur “fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik dhe familjarëve”. Pavarsisht kësaj Basha u tha demokratëve të Tropojës  se “të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi kanë vulën tonë, kanë vulën tuaj, gjithçka, që nga rrëzimi i komunizmit dhe demokracia, që nga futja në Këshillin e Europës, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, statusi kandidat, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturorë kanë vulën e demokratëve, kanë vulën e Partisë Demokratike, kanë padiskutim vulën me nënshkrim e Sali Berishës”.

Ai ose nuk ka kuptuar asgjë ç’ka po ndodh sot në politikën shqiptare, ose po luan bukur rolin e paracaktuar. Por ka mundësi të ndodhë e dyta. Lulzim Basha e di fare mirë se “anija Berisha” po mbytet, ndaj shpejton të përfundojë “fët e fët” zgjedhjet, të rimarrë postin e kryetarit, dhe pastaj mbetet të shohim. Mbetet të shohim, a do të qëndrojë në “anijen” e mbytur të Berishës, apo do ti  kthejë  kurrizin atij.

Deri sot, Lulzim Basha ka dhënë prova se, nuk ka parime, nuk ka ideale, dhe se nuk mund ti zësh besë shumë sidomos kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij politike dhe personale. Fakti është se edhe ata e njohin prej vitesh, edhe ata që kanë punuar dhe jetuar pranë tij, nuk janë në gjendje të parashikojnë ç’do të ndodhë me Lulzimin pas 13 Qershorit. A do të mbetet ai besnik dhe peng i Sali Berishës, apo do të kalojë në krahun e duhur, a do të mbështesë ai deri në fund  fatin politik të njeriut “non-grata”, apo duke patur hallin e tij, do ta bëjë “dalje” ashtu siç ka vepruar me shumicën e miqve të tij deri sot në PD ?

Aktualisht në atë parti, e cila që në fillimet e saj u themelua si forcë antikomuniste, mëshirim i vlerave demokratike amerikane, sot drejton  kulti i individit. Sali Berisha ka qenë dhe mbetet një “mit” mbi të cilin thurren  histori të paimagjinueshme si “falë tij u futëm në NATO, falë tij u hoqën vizat, falë tij erdhi demokracia, falë tij u shemb diktatura”, etjj. Dhe të mendosh se kjo ka ndodhur dikur në partitë komuniste, ku i bëheshin këngë e valle udhëheqësit, dhe se falë tij “ata jetonin dhe ishin njerëz”. Por  e vërteta është se, deri sot Sali Berisha e ka arritur  qëllimin e tij, të jetë “lideri historik, themeluesi partisë, udhëheqësi largpamës, strategu  arritjeve  tona ”…etj.

Ka 8 vjet që e thotë këtë edhe Lulzim Basha,apo dhe shumë si ai,duke qenë i bindur në “paprekshmërinë e tij”. Por ja që  vjen një ditë, dhe gjithçka duket ndryshe. Askush nuk e mendonte në PD, se Doktorit  do ti vinte “non-grata” nga SHBA-ja, dhe i pari që nuk e besonte ishte pikërisht Lulzimi. Në belbëzimet e tij, ai edhe sot pavarsisht se shkon dhe takon demokratët e mbetur në rrethe, deklaron se “ai është prijësi ynë, falë tij jemi këtu ku jemi, sepse ndryshe do të ishim akoma nën diktaturë”. A thua e ka seriozisht Lulzimi, (dhe nuk ka kuptuar asgjë nga non-grata amerikane) apo tallet me anëtarësinë e çoroditur nga humbja, derisa të rimarrë postin e kryetarit ?

Kjo mbetet akoma enigmë e madhe.Derisa ai edhe orën ta tregon  gabim, duhet marrë me rezerva edhe “mbrojtja” që i bën Doktorit në takimet e tij në rrethe. Pas 13 Qershorit, ndoshta do të njohim  një Bashë tjetër, ose do të mbetemi të pasurprizuar , ashtu siç jemi mësuar ta shohim deri  sot atë pas humbjeve të cilat ai gjithmonë i quan “fitore”.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen