Të hënën nis diskutimi në Kuvend 
Bregu drejton Këshillin e integrimit

Të hënën nis diskutimi në Kuvend <br />Bregu drejton Këshillin e integrimit
TIRANE - Kuvendi do të nisë nga dita e hënë, diskutimin për ligjin për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ligj i cili kalon procesin e integrimit nën komptencat e parlamentit.

Ligji që pritet të bëj bashkë mazhorancën dhe opozitën, do të kalojë me procedure të përshpejtuar javën e ardhshme në komisionet parlamentare, ndërkohë që votimi dhe miratimi i tij do të bëhet në seancën e të enjtes.

Ligji parashikon ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, i cili do të drejtohet nga kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu. Qëllim i Këshillit do të jetë koordinimi i punës për përmbushjen e 5 prioriteteve të vendosura nga BE për procesin e integrimit.

Bllokimi i Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndodhi për shkak se mazhoranca dhe opozita vonuan për të gjetur dakordësinë mes tyre për drejtimin e tij. Sipas opozitës, drejtimi i Këshillit i takonte atyre pasi kjo është një eksperiencë e njëjtë edhe në vende të tjera të BE.

“Këshilli Kombëtar i Integrimit nuk ka lidhje me pjesën e arenës ndërkombëtare,është mekanizmi që duhet të konsultojë vendimmarrjen e qeverisë si përgjegjëse e reformave të integrimit me Parlamentin, deklaroi për mediat, Majlinda Bregu.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri