Të hënën protestë për rrugën që lidh Dukagjinin me Shkodrën, Gjergj Luca: Banorët të bashkohen! Politika t’i lërë përrallat që na kanë sakatuar

Të hënën protestë për rrugën që lidh Dukagjinin me Shkodrën, Gjergj Luca: Banorët të bashkohen! Politika t’i lërë përrallat që na kanë sakatuar

Biznesmeni, Gjergj Luca

Të hënën banorët e Dukagjinit kanë thirrur një protestë për ndërtimin e rrugës që e lidh këtë krahinë historike me Shkodrën. Në mbështetje të protestuesve ka dalë edhe biznesmeni i njohur, Gjergj Luca i cili ka kërkuar që sa më shumë banorë të marrin pjesë në protestën e të hënës për të kërkuar ndërtimin e rrugës që lidh Shkodrën me Alpet e Dukagjinit.

“Nga pamundësia për të marrë pjesë në një ftesë që më ka ardhur nga Dukagjinsit e mi në një tubim që do të bëhet në Shkodër për të këtkuar një të drejtë të ligjshme të tyre që e kërkojnë prej kaq vitesh. Për të lidhur 30 katundet e Dukagjinit deri në Theth ndjej se duhet të bëj një prononcim publik që t’i bashkoheni tubimit”-tha Luca.

Ai bëri thirrje që të lihen mënjanë ndasitë mes partive politike dhe të punohet për të bërë të mundur ndërtimin e rrugës që do të mundësojë lidhjen mes Shkodrës dhe trevës historike të Dukagjinit.

“Me këtë rast i bëj thirrje politikës që t’ i lejë përrallat e majtë dhe e djathtë ditën e hënë. T’i lënë përrallat që na kanë sakatuar 30 vite. Ka 30 vite që vazhdon kjo përrallë. Në këtë vend ka punëtorë dhe legena. Nuk ka më të djathtë dhe të majtë por njerëz që duan të ecin përpara”-shtoi ai.

Ndërsa theksoi se nëse një rrugë e tillë ndërtohet, atëherë vetë ai do të ndërtojë bujtinën e parë për vizitorët nga të gjitha trevat e vendit.

“Unë iu garantoj se Bujtinën e parë në Xhan do e ndërtoj unë. Nëse qeveria na jep mundësinë dhe thotë se do të ndërtojë një rrugë të tillë, atëherë unë do bëj bujtinën e parë. Me gjithë ata burra në Dukagjin që janë pafund”-përfundoi Luca.

Protesta e paralajmëruar nga banorët e Dukagjinit do të mbahet ditën e hënë në qytetin e Shkodrës. Protesta do të nisë në orën 10:00 para bashkisë Shkodër dhe më pas do të zhvendoset drejt prefekturës. Njoftimi është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe për këtë ka reaguar edhe biznesmeni, Gjergj Luca i cili është me origjinë nga Dukagjini.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kajo: 19/02/2023 06:04

    Tipik skenar nga ato te Rames...

    Përgjigju
  • edi: 18/02/2023 20:57

    e fort e i madhi budall paske qene or ti

    Përgjigju
  • fatodi: 18/02/2023 20:15

    mbroje ramen tani o luce m..o hale biznesmen,,,qe biznesin e peshkut e con ne korce dhe elbasan,,kur duhej ta kishe ne durres,,vlore,shengjin,, apo sarande...pis njeri....

    Përgjigju
  • Keti: 18/02/2023 19:57

    Sa hajdut i peshtir qe eshte ky monster

    Përgjigju
  • Postibaku qe nuk i lam te parkohen ne Postribstrib: 18/02/2023 19:07

    O gjergj! Ku ka ma Dugagjinas ne Dugagjin! Kan zdrypur gjith ne Shkoder.

    Përgjigju
  • Dukagjinsi: 18/02/2023 18:31

    Kur qenka dukagjinas,, ca m… do ne Labinot te Elbasanit ?? Apo e kane perzene malsoret e ka vajt se kta katunaret e Labinot fushe jane legena dhe te urte ! Boll ka ba gola ne Shkodwr dhe Lezhe ky,, se qas me njeri andej,,,, por me duket do perfundoje ne Lushnje e Fier te Taulanti,,,, si laluc !! Do thote c ere ka gjaku oreeeee!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja