Të huajt investuan 1 miliardë Euro në Shqipëri brenda 9 muajve! Blenë 222 milionë euro prona

Pasuritë e paluajtshme, industria nxjerrëse dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit, kryesojnë listën e sektorëve ku janë përqendruar investimet e huaja më të mëdha.

Banka e Shqipërisë thotë se të huajit kanë investuar në vend nga janari deri në shtator, 1 miliardë e 88 milionë euro, dhe afro 55% e totalit u përqendrua në këto sektorë të ekonomisë.

Më konkretisht 222 milionë euro investime në pasuri të paluajtshme, 200 milionë euro në industrinë nxjerrëse dhe 166 milionë euro në aktivitetet financiare.

Edhe pse tregu real-estate kryeson për peshën e madhe të investimeve që përthith, gjatë periudhës janar-shtator ato janë në rënie në këtë industri me 3 milionë euro, ndërkohë që kanë pësuar një rritje të fortë me 74 milionë euro më shumë se vjet tek aktiviteti financiare dhe i sigurimit.

Po ashtu janë rritur me 33 milionë euro investimet në tregti me shumicë dhe pakicë, e që arritën në 106 milionë euro në 9 muaj.

Sipas bankës gjatë këtij viti krahasuar me 9 mujorin e vitit 2022, ka humbur terren industria përpunuese me -27 milionë euro, sektori i energjisë me -12 milionë euro, dhe me -2 mln euro është edhe industria nxjerrëse.

Në total krahasuar me vjet fluksi i investimeve u rrit me 104 milionë euro. Ndërsa sa i takon burimit të fondeve që injektohen në ekonominë tonë më shumë se 50% e vlerës së investimeve të huaja kanë ardhur nga Holanda, Italia, Turqia dhe Austria.

Nga këto 212 milionë euro janë investime nga kompani holandeze, 151 milionë euro italiane, ndjekur nga 126 milionë euro investime turke dhe 88 milionë euro nga Austria.

Vetëm në tremujorin e tretë investimet e huaja direkte arritën në 404 milionë euro, me rritje rreth 17% në terma vjetorë. Por banka e Shqipërisë thotë se në këtë tremujor më shumë është ri investuar fitimi i kompanive të huaja në vendin tonë, se kanë ardhur investime të reja nga jashtë.

“Injektimi me kapital të ri shënoi 214 milionë euro. Ndërkohë që, kategoria fitimi i ri-investuar u zgjerua me 3%, në nivelin 201 milionë euro”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

INVESTIMET SIPAS SEKTORËVE
Pasuri të paluajtshme       222 milionë euro
Industri nxjerrëse              200 milionë euro
Aktivitete financiare          166 milionë euro
INVESTIMET E HUAJA DIREKTE
Janar-Shtator 2022          984 milionë euro
Janar-Shtator 2023         1.088 milionë euro
Diferenca                        +104 milionë euro
INVESTIMET SIPAS SHTETEVE
Holandë      212 milionë euro
Itali             151 milionë euro
Turqi          126 milionë euro
Austri           88 milionë euro

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 27/12/2023 07:12

    Nuk e dine te shkretit se cfare i pret.Ne vendin pa shtet as nje vazo lule nuk e blej se i dalin 10 pronare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave