Të interesuar për punë në Gjermani?
Dera e hapur për infermierët,kriteret

Të interesuar për punë në Gjermani?<br />Dera e hapur për infermierët,kriteret
TIRANË - Shqiptarët vërshuan muajt e fundit drejt Gjermanisë duke e parë atë si një mundësi për të përfituar azilin ekonomik. Por në fakt, siç është deklaruar e ripërsëritur prej kohësh nga autoritetet vendase dhe gjermane: azil ekonomik nuk ka!
 
Por kjo nuk do të thotë se Gjermania nuk kërkon punëtorë nga shtete të ndryshme në profesione të caktuara. Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë thotë se është në negocim me një kompani gjermane për punësim infermierësh në rolin e asistentit. Ndaj të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë pranë UISH-së deri më 10 tetor të këtij viti.
 
Në faqen zyrtare të Urdhrit të Infermierit janë publikuar edhe kriteret që duhet të plotësojë një infermier për të fituar një vend pune në Gjermani,
 
Kriteret:  
1.    Formimi Bachelor i akredituar. 
2.    Leje e Ushtrimit të Profesionit në Shqipëri. 
3.    Eksperiencë pune si infermier. 
4.    Gjuha gjermane në nivelin B1 - B2 .
 
Kandidatët të paraqesin dosjen me dokumentat e mësipërme dhe të jenë pjesë e listës që Kompania Gjermane  do të përzgjedhë në testimin që do të bëhet në Tiranë në fund të Tetorit, si për gjuhën edhe për nivelin profesional. 

Dokumentat që vërtetojnë kriteret e mësipërme: 
•    Kërkesë. 
•    Diplomë. 
•    Leja e Ushtrimit të Profesionit. 
•    Libreza e Punës ose Vërtetim nga qëndra e punës. 
•    Dëshmia e gjuhës gjermane.
 
Të gjitha këto dokumente dorëzohen pranë UISH ku njihen dhe me kontratën e punës së Kompanisë Gjermane deri më datë 10/10/2015.
 
Ishte vetë ambasadori gjerman në vendin tonë Hellmut Hoffman i cili pak kohë më parë deklaroi se Gjermania kërkon punonjës nga një listë profesionesh dhe zanatesh specifike, por se kushdo që i drejtohej Gjermanisë me kërkesën për azil e humbte këtë mundësi.
 
Sipas Hoffman, profesionet e kërkuara në tregun gjerman janë: Inxhinier mekatroni, ekspert i sistemeve mekatronike, mekatronik bachelor, teknik mekatronik, inxhinier elektronik, inxhinier i industrisë elektronike, inxhinier në teknologji industriale, inxhinier ndërlidhës, teknik për mjete automatike, teknik në sistemet autonome robotike, elektroteknik, inxhinier ndërtimi, inxhinier rrufepritësesh, inxhinier elektrik, elektricist, inxhinier i elektronikës infrastrukturore, teknik i pajisjeve elektronike, mekanik i makinave elektronike, inxhinieri industriale, teknik i pajisjeve fiskale, teknik i objekteve elektronike, programues elektronik, rregullues frigoriferi, arkitekt, hidraulik, shofer treni, mjek profesional, infermier/ e, teknik ortopedike, teknik anestezie dhe teknik kondicionerësh.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene