Të jetosh në qytetin e vdekur të
Rusisë,vendi i harruar nga Putin

Të jetosh në qytetin e vdekur të<br />Rusisë,vendi i harruar nga Putin
Rusi- Moska nuk është vetëm një qytet i mbuluar nga luksi dhe arkitektura madhështore.

Diku në veri të saj jeton varfëria dhe braktisjaçka e thyen panoramën luksoze të kryeqytetit rus.

Shtëpi prej druri,njerëz të varfër të harruar në mëshirën e fatit është kjo tabloja e fshehur e Moskës e shkrepur në këto foto .

Fotografët Liza Zhakova dhe  Dima Zharov e kanë quajtur udhëtimin e tyre në  këtë qytet ‘Shkretëtira ruse”. Ata shprehen se qeveria ruse i ka lënë në mëshirë të fatit këto fshatra pasi kërkon që njerzit të shpërngulen në qytete

Qyteti në veri të Moskës është 23000 milje katrorë.

Banorët e kësaj zone jetojnë me pagesa minimale totalisht të harruar nga qeveria Putin.

Varfëria  është e tejskajshme në këtë zonë madje një banor shprehet se e harron të përditshmen duke pirë alkol.

“Cili është dallimi nëse vdes sot apo 10 vite më vonë, nuk ka asnjë ndryshim”, shton ai.

Një tjetër banor shprehet se ai merret me gjueti sikurse në kohët e vjetra. Por pavarsisht kësaj mënyre jetese, ai shprehet se nuk i pëlqen qyteti i madh dhe nuk mund të qëndrojë atje më shumë se 4 ditë.

[gallery]20397[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarkja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'