Edhe pse ishte fundvit, merkato nuk fle kurrë, dhe këtë datë 1 janar skuadrat më të mëdha nuk e kanë bërë pushim. Nga Italia raportohet se Juventus është më e interesuar se kurrë për të marrë Isco-n, një futbollist që ka zbritur shumë në hierarkinë e Real Madrid.
Gjithsesi galaktikët nuk duan ta shesin dhe opsioni më i mundshëm tani në janar është huazimi. Juventus nuk është skuadra e vetme që interesohet për spanjollin e talentuar pasi në garë për të janë Manchester United dhe Sevillia.
Komento