Të kërkuar në Shqipëri për kultivim kanabisi e mashtrim, arrestohen 2 të rinj në Spanjë e Itali

Të kërkuar në Shqipëri për kultivim kanabisi e mashtrim, arrestohen 2 të rinj në Spanjë e Itali

Foto ilustruese

Dy të rinjë shqiptarë janë arrestuar në Itali dhe Spanjë me qëllim ekstradimin në vend në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Interpol Madridin.

Në Spanjë, policia arrestoi Fabion Gjonin, për të cilin Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e 'Arrestit në burg' në vitin 2022.

Gjoni së bashku me babanë dhe të vëllanë kishin kultivuar kanabis, duke përshtatur një ambjent në Shkodrë për tharje dhe prodhim të kanabisit. Në atë kohë policia gjeti në këtë ambient rreth 86 kg kanabis sativa.

'-operacioni “The zone”, gjatë të cilit Policia e Spanjës arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin F. Gj., 29 vjeç. Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 29-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit Z. Gj. dhe P. Gj., përkatësisht babai dhe vëllai i tij, në vitin 2022, ka përshtatur një ambient në Shkodër për tharje dhe prodhim të cannabisit. Nga kontrollet, Policia gjeti në këtë ambient rreth 86 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë narkotike në proces tharjeje;', thotë njoftimi i policisë.

Ndërsa në Itali u arrestua Edvaldo Nanushi për të cilin Gjykata e Krujës e kishte dënuar me 3 vite burg për ‘Mashtrim’.

'-operacioni “Gain”, gjatë të cilit Policia e Italisë arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Edvaldo Nanushi, 37 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Vijon bashkëpunimi me homologët, për të finalizuar ekstradimet e këtyre 2 shtetasve, në Shqipëri.', vijon më tej njoftimi.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja