Të parët që kremtuan përmes meshës së shenjtë ishin katolikët. Ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, besimtarët katolikë pritën mes lutjesh orët e para të mëngjesit të 25 Dhjetorit, në meshën tradicionale të lindjes së Krishtit të mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë.
Ndërsa në orët e para të mëngjesit, ishin ortodoksët të cilët kremtuan për disa orë me radhë mes lutjesh, lindjen e Jezu Krishtit.
Mesha shenjtë në katedralen e “Shën Palit” u drejtua nga kreu i kishës katolike Imzot Rrok Mirdita, ndërsa në katedralen ortodokse u udhëhoq nga Anastas Janullatos, nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Janullatos e ka mbajtur meshën në gjuhën greke, ashtu si çdo vit të shënimit të Krishtlindjeve, ndërsa është përkthyer në gjuhën shqipe nga një pjesëtar i Kishës.
Nëpërmjet himneve liturgjike, pjesëve të zgjedhura nga bibla i thuren lavde gjatë lindjes së shpëtimtarit Jezu Krisht, i cili sipas shkrimeve fetare ka zbritur në tokë për të larë mëkatet e njerëzimit.
Pas meshës besimtarët morën bekimin e shenjtë me anë të ritit të Kungimit, i cili ka të bëjë me dhënien e gjakut dhe trupit të Jezu Krishtit në formën e bukës dhe verës së kuqe.
Stafi i “Shqiptarja.Com” dhe “A1 Report”, uron të gjithë besimtarët e krishterë, gëzuar Krishtlindjet si dhe një vit të mbarë dhe harmonik.
Përveç meshës së shenjtë besimtarët ortodoksë kanë mundësi të vizitojnë në ambientet e Katedrales Ortodokse, kishëzën e lindjes së Krishtit. Kjo hapësirë shërben edhe për pagëzimin e besimtarëve, rit i cili afron më tepër besimtarin me Kishën dhe Zotit, duke kujtuar pagëzimin e Krishtit në lumin Jordan.
Pas meshës së shenjtë besimtarët urojnë njëri-tjetrin ndërsa më tej zhvillohet dreka e festës së krishtlindjeve, si një rast mjaft i mirë për të qëndruar më afër me personat e dashur.
(Ne foto: Kishëza ku mund të kryhet riti i pagëzimit në Katedralen Ortodokse)
Krishtlindjet ose ndryshe "Kërshëndellat" apo "Kshnellat" festohet në mbarë botën, duke përcjellë gjithnjë mesazhet e shpresës, lindjes dhe shpëtimit që do të vinte nga biri i perëndisë.
Krishti lindi në një shpellë në Betlehem i rrethuar nga dele dhe kafshë të tjera dhe nga barinjtë e zonës duke përmbushur kështu profecinë e shkruar për të shumë më përpara se të vinte në këtë botë si i vdekshëm për të larë mëkatet e njerëzimit. Ja çfarë simbolizon festa e Krishtlindjes
(Ne foto: Mesha ne Katedralen ortodokse)
Mesha gjatë mesnatës në Katedralen Katolike të “Shën Palit”: Besimtarët presin lindjen e Krishtit
Në mesnatë është zhvilluar edhe mesha e Krishtlindjes në Katedralen Katolike të ‘Shën Palit’ në kryeqytet duke nisur në këtë mënyrë fillimin e ditës së 25 dhjetorit, dita më e shënuar në besimin e krishterë, lindja e birit të perëndisë, Jezu Krishtit. Lindja e Krishtit, Katedralja e “Shën Palit” pret me mijëra besimtarë katolikë
Qindra besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen e ‘Shën Palit’ në kryeqytet për të kremtuar këtë moment të rëndësishëm në kalendarin kristian mes lutjeve, ndezjes së qiririt dhe faljes siç është dhe rituali i kësaj dite.
Mesha u drejtua nga arkipeshkovi katolik Imzot Rrok Mirdita, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dashuri dhe mirësi.

Foto të tjera