'Të kujtohet si e rrëmbeu SHIK-u yt Kiço London?', Petro Koçi i drejtohet Berishës: Kujtohu Sali dhe rrëfeja LaCivitas! Je vetë krimi

'Të kujtohet si e rrëmbeu SHIK-u yt Kiço London?', Petro Koçi i drejtohet Berishës: Kujtohu Sali dhe rrëfeja LaCivitas! Je vetë krimi

Regjisori Kiço Londo

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi i është drejtuar Sali Berishës për rrëmbimin dhe rrahjen e regjisorit Kiço Londo në vitin 1996.

Berisha në atë kohë ishte president dhe Koçi thotë se i dha urdhër SHIK të rrëmbente dhe të zhdukte Kiço London, të cilin edhe e kanë qëlluar me shishe plastike të mbushura me ujë.

Më tej me ironi, deputeti socialist thekson se të akuzohet Berisha për korrupsion është eufemizëm politik. Këtë thotë Koçi, Berisha t’ja rrëfejë LaCivitas që ka ardhur nga SHBA, për të drejtuar fushatën elektorale të PD-së për 11 majin.

U bëtë gati ta qeronit si Remzi Hoxhën por shpëtoi se disa njerëz të guximshëm në poste dhe Din Bega më rrëfyen itenerarin, automjetin dhe oraret e veprimeve gjatë rrëmbimit.

Dhe jua zbërtheva skemën që të nesërmen në shtyp.

Të kujtohet si e qëllonit me shishe plastike të mbushura me ujë?

Ty të të akuzojnë vetëm për korrupsion madhor është eufemizëm politik.

Je vetë krimi!

Të kujtohet Sali?

Është ky Kiço që lumturohet ose trishtohet për teatër!

Kujtohu Sali dhe rrëfeja LaCivitas!', shkruan Petro Koçi.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Koçan/ Vendoset në pranga ish-Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, dërgohet në paraburgim

Tragjedia në Koçan/ Vendoset në pranga ish-Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, dërgohet në paraburgim