Kryetarja e “Shoqatës për mbrojtjen e të larguarve nga administrata” Nertila Qafzezi njëkohësisht anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike përmes një letre të hapur i kërkon delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë që të reagojë për shkarkimet e punonjësve nga administrata, që sipas tyre numri ka arritur në 9000.
"Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga Administrata ju bën me dije ju Ambasadore e BE në Tiranë se tashme ka ardhur koha që të shqetësoheni edhe për fatin e 9000 punonjësve të larguar me të padrejte nga administrata.
Ju kujtojmë se ne shoqëria civile zhvilluam një greve prej 17 ditësh përpara Kryeministrisë për të ndalur atë vrull largimesh që po ngjallte dëshpërim, papunësi e varfri nga kjo qeveri nga ky Kryeministër.
Por asnjë gjë nuk ndal dorën e zezë të kësaj qeverie megjithëse gjykatat folën pro nesh se largimet janë të padrejta dhe pjesa dërmuese e tyre duhet të rikthehet në detyrë.
Ne ju bëjmë me dije se kjo qeveri nuk njeh as ligj as vendime gjykatash, vendi është kthyer në një anarki ku drejtojnë një grup afër qeverisë, shoqërisë civile i është mbyllur cdo dere.
Ne kërkojmë nga ju të ndihmoni në zbatimin e vendimeve te gjykatave"mbyllet deklarata.
Nertila Qafzezi kërkon mbrojtjen e administratës dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave për rikthimin e punonjësve që kanë fituar gjyqet.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com