
Evakuohet dhe një grup prej 14 personash të tjerë nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol të cilët kanë mbërritur në një qendër të përkohshme strehimi në Bezimenne, në lindje të Mariupol në rajonin e Donetsk.
Ndërkohë 46 civilë të tjerë u evakuan dje nga zonat e banuara përreth fabrikës së çelikut Azovstal, pjesa e fundit e qytetit të Mariupolit të kontrolluar nga forcat ukrainase.
Imazhet nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë një grup që përfshin burra, gra dhe një fëmijë që mbërrijnë me autobus në gjendje të lodhur dhe fëmijë të traumatizuar nga lufta.
Lajmi kryesor:
Lufta bërthamore? Kërcënon Lavrov: Asnjëherë mos e nënvlerësoni rrezikun! Evakuohen 100 civilë nga fabrika e çelikut në Mariupol! Komandanti i regjimentit Azov: Nuk dorëzohemi









