Te Luftëtari nuk mban më, futbollistët gjirokastrit kapen më njëri-tjetrin pas humbjes me Skënderbeun

Te Luftëtari nuk mban më, futbollistët gjirokastrit kapen më njëri-tjetrin pas humbjes me Skënderbeun

Tension dhe duar të zgjatura mes lojtarëve të Luftëtarit në fund të ndeshjes të humbur 2-0 me Skënderbeun. Pas takimit që si rezultat sjell agravimin e situatës në renditjes, ka çuar lojtarët gjirokastritë drejt një situate të pazakontë.

Futbollistët janë dukur të nervozuar dhe menjëherë pasi kanë hyrë në dhomat e zhveshjes kanë filluar përplasjen me njëri-tjetrin. Dera e zhveshtores është mbyllur brutalisht nga njëri prej futbollistëve dhe këtu ka nisur gjithccka. Burimet bëjnë me dije se ka pasur jo vetëm përplasje verbale por edhe duar të zgjatura mes lojtarëve që nuk e kanë kapërcyer dot këtë situatë.

Një pjesë e lojtarëve akuzonin shokët e ekipit për mosimpenjim dhe angazhim të pakët në këtë takim, duke sjellë kështu një situatë kaotike. Përplasja mes futbollistëve është pranuar edhe nga trajenti i Luftëtarit, Novi, i cili ka justifikuar ekipin me faktin se në kushte të tilla kur mungojnë rezultatet përplasjet janë normale.

Pas 25 javësh kampionat Luftëtari renditet në vendin e nëntë me 13 pikë, 19 më pak nga vendi i tetë që sërish luan ‘play-off’ për të dalë nga Superliga.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?