Një ditë pas shembjes së godinës, gjithçka ka mbetur nga Teatri Kombëtar janë vetëm gërmallat dhe materialet inerte, ndërsa tek artistët e qytetarët kanë ngelur kujtimet dhe nostalgjia për momentet e përjetuara në atë godinë.

“Shihemi në 16:30" kjo është fjalia që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbylli protestën e dhunshme një dite më parë dhe thirrja për ditën e sotme që Aleanca u bën qytetarëve të dalin për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Sot nuk do të protestohet për teatrin, pasi ai iku,  por për të luftuar diktuarën, që sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit qeveria tregoi me shembjen e pabesë të godinës.

Protesta e artistëve dhe qytetarëve do të mbështetet edhe nga PD e LSI, të cilat u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre por dhe gjithë qytetarëve t’i bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe luftuar tiraninë e vendosur nga Rama. Vendimi i opozitës u morr në orët e vona të mbrëmjes së 17 majit, pas mbledhjes në selitë e tyre. Madje Basha premtoi se do të rindërtojë Teatrin Kombëtar ashtu siç ishte kur PD të qeverisë. Opozita nuk do të jetë organizatore e këtyre protestave por vetëm mbështetëse dhe me shumë gjasa regjisori Roberd Budina që mbylli protestën e djeshme, do të hap edhe atë të sotmet para Ministrisë së Brendshme.

12 orë protestë  të një dite më parë u shoqëruan me dhunë fizike, përplasje dhe tensione mes policisë dhe protestuesve e deri në përdorimin e gazit lotsjellës dhe sprajit djegës nga ana e efektivëve blu.

Ndërsa nuk munguan edhe shoqërimet në komisariate të qytetarëve , artistëve, gazetarë dhe përfaqësuesve politikë.


Lajmi kryesor:

Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës