Basha lëshon pëllumbat në Lushnje: Të gjithë bashkë të dielën të vendosim drejtësi mbi bandat (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me banorët në Lushnje në kuadër të fushatës elektorale. Në mënyrë simbolike kreut të PD-së i kanë dhuruar qytetarët dy pëllumba të bardhë, dhe Basha i ka lëshuar në qiell. Basha tha se të gjithë ditën e dielë duhet të bëhen bashkë dhe të vendosi drejtësi mbi bandat.

Nga ana tjetër në fjalën e tij, Basha tha se asgjë nuk i ndal shqiptarët të dalim masivisht dhe të votojnë. Lideri i opozitës gjithashtu tha se këto janë zgjedhjet më vendimtare të cilat do të shërbejnë për t’i dhënë fund tranzicionit dhe është dita e parë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

‘Më 25 prill, të dielën fermerët e Lushnjës, të Myzeqesë të mbarë Shqipërisë, votoni numrin 9! 9 për të çliruar bujqësinë shqiptare që edhe bujqësia e Shqipërisë të ketë të njëjtën mbështetje nga qeveria e ardhshme e Shqipërisë, si ajo e Kosovës, si ajo e Maqedonisë së Veriut. Pra, për t’i kthyer dinjitetin punës tuaj, asnjë pikë djerse mos t’ju shkojë kot. Ndaj e di, e ndjej dhe e dëgjoj përgjigjen tuaj nga Velipoja në Xarë, nga Devolli sot në mëngjes në Myzeqe, ju fermerët shqiptarë do të çliroheni nga ky abuzim 8-vjeçarë. Ju do të keni subvencione, infrastrukturën, tregun, sepse jeni të vendosur më 25 prill fermerët shqiptarë, familjet e tyre votojnë numrin9! 9 për familjen tuaj!  Fitorja ka zbritur në këtë shesh dhe njësoj si retë e zeza 101 vjet më parë nuk e ndalën dot besëlidhjen e Lushnjës, Kongresin e Lushnjës, po kështu nuk ka asgjë ta ndalë vullnetin e lushnjarëve për të dalë masivisht, masivisht, masivisht në zgjedhjet me pjesëmarrjen më masive popullore. Në zgjedhjet më të rëndësishme ku do të vendoset fati i familjeve tuaja, i fëmijëve tuaj, fati i vendit tonë. Edhe njëherë gjendemi para një udhëkryqi njësoj si 101 vjet më parë forcat që duan të na kthejnë mbrapsht, ta izolojnë Shqipërinë, ta mbajnë larg Bashkimit Evropian për hesapet e tyre, për pushtetin e tij, për pasurinë e tij dh përballë këtij grushti njerëzish dhe një njeriu që e di siç e dini ju të gjithë që të dielën Edi Rama humb dhe Shqipëria fiton.’- tha Basha.

lushnje.jpg" style="height:473px; width:780px" />

Vijon...

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 22/04/2021 10:45

    I leshove apo te iken vete pellumbat?

    Përgjigju
  • Tono: 21/04/2021 22:02

    Ky përveç pëllumbave lëshon edhe plumba...

    Përgjigju
  • Endri: 21/04/2021 21:41

    Ti je pjese e problemit fhe jo zgjidhja, madje nje pjese e madhe

    Përgjigju
  • JamKushJam: 21/04/2021 19:15

    Hahahahahhahahah ky pllumat i kishte leshu qe kur lindi... hahahahahahahhahahaha

    Përgjigju
    • allbblog: 22/04/2021 10:00

      Fiks...lum ata qe i ven mbrapa thuaj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës