Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 adoleshentë, 16 vjeçar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi, dyshohet se kanë vjedhur në dy dyqane në Tiranë si dhe qarkullonin të armatosur.Në një prej rasteve kur adoleshentët kanë vjedhur bizneset, shihen me maska dhe me kapele, ndërsa thyejnë xhamin e dyqanit me gurë, për tu futur në të dhe për të vjedhur.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Policia thotë se pas informacioneve se autorët e dyshuar po qarkullonin të armatosur, me një automjet, në aksin rrugor Shkozë-TEG, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë, nga dritarja e automjetit. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
36.8%
-
Të ndarë
51.7%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 845
Lajme të tjera
-
Pritja në vigjilje të festimeve të 111-vjetorit të pavarësisë, mbahet ceremonia në Pallatin e Brigadave, të pranishëm 150 kryebashkiakë nga i gjithë rajoni
27 Nëntor, 19:29
-
Paradite studente, pasdite faturino, Kamila: Theva tabu, puna është nder! Prindërit fillimisht nuk ishin dakord
27 Nëntor, 18:13
-
Djemtë e Sazeve të Korçës në Tiranë për traditën: Muzika popullore, amanet nga të parët!
27 Nëntor, 17:10
-
111 pemë nga 111 nxënës në Parkun e Varrezave të Dëshmorëve
27 Nëntor, 14:17
-
Zbardhen tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re, në hetim 3 të mitur dhe një grua
27 Nëntor, 13:06
-
Tirana në festë! Nesër 'Parada e Shqiptarëve!' Veliaj nga Report Tv fton qytetarët në bulevard: Të parët s'pyetën për plumbat, s'na ndalin ca pika shiu! I tregojmë botës kulturën tonë
27 Nëntor, 12:43
-
Tiranë/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës, gjykata lë në burg të riun
27 Nëntor, 12:02
-
Jemi në dimër/ Në Tiranë sot u shënua -1 gradë, dielli i lë pas vendin shiut! Nesër bora pritet të zbardhë malin e Dajtit
27 Nëntor, 11:39
-
Edhe Ferizaj në Paradën e 28 nëntorit, kryetari i Komunës, Aliu: Tok së bashku do të festojmë në Tiranën e shumëdashur nga të gjithë
26 Nëntor, 21:55
-
Halili, taksisti në Tiranë që i ktheu kuletën e humbur regjisorit të njohur! Historia frymëzuese
26 Nëntor, 18:17
-
Tentoi të korruptojë efektivët e Policisë Rrugore pasi u kap në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në Tiranë
26 Nëntor, 13:24
-
Rindërtimi në 4 vite/ Nga buxheti u shpenzuan 900 mln euro! Këtë vit mbyllet rindërtimi në Vorë, Kavajë e Rrogozhinë! 6 mijë familje morën banesa të reja
26 Nëntor, 13:04
/ABAZ/,shkolla korrektimi ka gjithe bota,kemi patur dhe ne,nuk e di pse nuk i rihapin me.Nuk besoj se ka prinder qe t'i nxisin.Shumica e tyre as u thone gje prinderve,i bejne keto krime vetem e me shoke e me t'a ndajne dhe sekretet dhe /trofete/ e krimeve.Por ka raste qe prinderit i mbrojne,ose i justifikojne,ose behen bashkepuntore ne krim,rasti me i fundit,ai 70-vjecari qe shiste droge per llogari te te birit.T'a quash dobesi,t'a quash dashuri e tepruar,t'a quash nevoje ekonomike deri ne deshperim,t'a quash embeltim nga fitimet edhe pse jane kriminale?!-Nuk e di,por eshte nje rast interesant ai i 70-vjecarit qe duhet studiuar nga psikologet,dhe ata te kriminalistikes,per te kuptuar shkaqet,arsyet dhe per te menduar politikat e parandalimit.
PërgjigjuSistemi tjeter kishte shkolla korrektimi per keto mosha,qe sot levizin me pistoleta dhe nuk i kap ligji!si dote veprohet me keto mosha? Ligji nuk i kap,ato nuk denohen ,dhe perseri grabisin dhe armatosen! O jane prindit e tyre qe i ushqejne per te vjedhur ,apo mshifet ndonje hajdut qe i organizon.
Përgjigju