Të maskuar me kapuça, vidhnin makina dhe dyqane, arrestohen 3 ‘skifterët’ e Vlorës (EMRAT+VIDEO)

Vlorë- Tre persona në Vlorë, të cilët dyshohet se janë autorë të 5 rasteve të vjedhjes dhe 1 rast të tentativës për vjedhje gjatë këtij muaji janë vendosur në pranga nga policia.

Autorët e identifikuar si Klodjan Dule, Gëzim Çuçaj dhe Franko Pulaj, të maskuar me kapuça dhe shalle, duke përdorur dorashka dhe sende të forta, hynin në dyqane dhe kryenin grabitjet, thuhet në njoftimin e policisë.

"Më 10.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë thyer xhamin e një automjeti tip “Mercedes Benz” ku kanë vjedhur një palë syze me vlerë 400 euro dhe një parfum me vlerë 50 euro;

Më 13.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë vjedhur disa steka me cigare në një dyqan;

Më 18.01.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë vjedhur 20 000 lekë dhe steka me paketa me cigare me vlerë 80 000 lekë në një dyqan;

Më 19.01.2025, në lagjen “15 Tetori”, kanë vjedhur 16 000 lekë në një market;

Më 21.01.2025, në lagjen “24 Maji”, kanë vjedhur 30 000 lekë dhe paketa me cigare në një dyqan;

Më 21.01.2025, në lagjen “Lef Sallata”, kanë tentuar të vjedhin në një subjekt financiar jobankar", informoi sot policia.

Blutë sekuestruan disa sende të vjedhura, mjetet dhe veshjet e përdorura nga autorët.

Operacioni u kodua 'Target 6'.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump në Forumin e Davosit: Vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet në mbrojtje me 5% të PBB-së

Trump në Forumin e Davosit: Vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet në mbrojtje me 5% të PBB-së